34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Kritika për projektligjin për shëndetin riprodhues: Zheni Gjergji shpreh shqetësimet

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji, shpreh shqetësimin e saj për projektligjin për shëndetin riprodhues, të cilin ministria e Shëndetësisë e ka nxjerrë për konsultim publik.

Në një deklaratë për media, Gjergji thotë se projektligji është hartuar në fshehtësi në klinika private për interes të tyre, duke e quajtur një hap drejt monopolizimit të shëndetit riprodhues.

“Hartimi i tij në fshehtësi nëpër klinika private, të cilat ditën e bllokojnë shërbimet publike dhe natën i japin jetë aktiviteteve të pakontrolluara, hap rrugë për monopolin e shëndetit riprodhues. Ministria e Shëndetësisë, me këtë projektligj, do të ketë mundësinë të përcaktojë dhe të licencojë ekspertët e riprodhimit me kritere të dyshimta, duke rrezikuar përfundimisht shërbimet e shëndetit seksual dhe riprodhues të asistuar”, tha Gjergji.

Gjithashtu, ajo shprehet për një tjetër shqetësim lidhur me projektligjin, duke përmendur rrezikun e shfrytëzimit të nënave surrogate dhe mungesën e kontrollit ligjor për këtë çështje.

Projektligji parashikon që ky akt të realizohet përmes marrëveshjes me shkrim ndërmjet palëve, një praktikë që Gjergji e quan “hapësirë ligjore abuzive”. Ajo gjithashtu thekson se në vendet e Europës, një praktikë e tillë është e ndaluar dhe duhet të vendoset nga një vendim gjykate.

Gjergji kritikon edhe faktin që drafti i ligjit është shkruar me gabime dhe fjali të shtuara, tregues i një përpjekjeje të përshpejtuar dhe interesa klienteliste.

“Ky projektligj I hartuar përfiton skutat e klinikave private në kurriz të interesit publik, dhe shkatërron përfundimisht shërbimet e shëndetit seksual dhe riprodhues. Në vend që të hartojmë politika që mbështesin jetën, të rinjtë dhe gratë, qeveria ndërmerr një nismë që shkon në kundërshtim me interesin e shoqërisë dhe favorizon klientelën e radhës që e sheh këtu një mundësi të madhe për biznes”, nënvizon Gjergji.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...