21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Shkolla e Magjistraturës: Kandidatët kërkojnë transparencë dhe rivlerësim të procesit

Faza e parë e testimit për studentët e Magjistraturës është shoqëruar me kontroversa të forta rreth përzgjedhjes së konkurrentëve. Pas përfundimit të konkursit, ku morën pjesë 442 persona, rezultoi që pajisja scantron të shpallte 79 fitues. Megjithatë, një ditë më vonë, Shkolla e Magjistraturës publikoi një listë me 121 fitues, duke shtuar 41 kandidatë më shumë se sa rezultonte nga scantron. Drejtori i Shkollës, Arben Rakipi, tha se pajisja scantron nuk ka funksionuar si duhet dhe disa teza janë rivlerësuar, duke çuar në gabim në përcaktimin e fituesve.

Një grup prej 27 kandidatësh ka ngritur dyshime për mungesën e transparencës dhe shkeljen e rregullave të provimit dhe kanë nënshkruar një peticion për ripërsëritjen e testimit. Ata kërkojnë që procesi të jetë transparent dhe të përputhet me rregullat e përcaktuara për provimin. Fakti që lista përfundimtare u ndryshua pa prezencën e pjesëmarrësve ka shkaktuar dyshime për rregullsinë e procesit.

Faza e dytë e provimit, Testi Profesional, pritet të zhvillohet në ditët e mërkurë dhe të enjte në datat 24 dhe 25 prill në ambiente të Tirana Olimpik Park.

Në datën 22:04/2024 u zhvillua provimi i fazës së Scantron.

Në përfundim janë korrigjuar tezat dhe janë shpallur publikisht në prani të pjesëmarrësve rezultatet e provimit dhe janë shpallur fitues 79 kandidatë.

Nga drejtori i shkollës zoti Rakipi u pranua ditën e sotme se procesi i korrigjimit ka pasur probleme pasi pajisja nuk ka funksionuar dhe në datën 22 prill pasi janë larguar kandidatët, janë korrigjuar edhe një herë tezat pa prezencën e pjesëmarrësve dhe lista përfundimtare ka rezultuar me 4 pikë plus për kandidatët fitues duke çuar listën përfundimtare në 121 kandidatë. Ky fakt ka cënuar rëndë parimin e transparencës e cila parashikohet në reformën e brendshme të shtetit.

Sa më sipër kërkojmë anulimin e provimit të pranimit”, thuhet në peticion.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...