17.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Agim Nesho:’ Armiqte e vetëm të Partisë së Lirisë janë ata që shtyhen nga qeveria për të kapur forcën tonë politike’

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho, është shprehur se armiqtë e vetëm të PL-së janë ata njerëz që shtyhen nga qeveria për të kapur këtë forcë politike dhe për të prishur demokracinë. Nesho i bëri këto komente në një emision televiziv, duke theksuar se politika anti-kombëtare e Ramës dhe ata që e mbështesin janë armiqtë kryesorë të PL-së. Ai gjithashtu tha se në Konventën e PL-së do të njihen fraksionet brenda partisë dhe mendimi ndryshe.

“Ka dy gjëra, që neve, zonja Kryemadhi ashtu si edhe lideri i partisë, zoti Meta, janë themelues të Partisë së Lirisë dhe kanë vendin e tyre në politikë. Partia e Lirisë në këtë Konventë do të pranojë fraksionet dhe mendimin ndryshe.

Armiqtë e vetëm të PL-së janë pikërisht ata njerëz që shtyhen nga regjimi për të kapur partinë, për të prishur demokracinë në Shqipëri dhe për të kapur çdo gjë.

Armiqtë kryesorë të PL janë pikërisht politika anti-kombëtare e Ramës dhe njerëzit që e mbështesin në një veprimtari të tillë. Të tjerat janë propagandë e rilindjes. Mesazhet që Meta ka dhënë kanë qenë të drejta, pavarësisht mënyrës së përcjelljes së tyre”, tha Nesho.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...