27.1 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Pretendonte se është përplasur nga një makinë , policia sqaron situatën : ‘Vuan nga shëndeti mendor’

Drejtoria e Policisë së Elbasanit ka reaguar pas një videoje ku një person pretendon se është përplasur nga një makinë dhe se Policia nuk ka bërë punën. Sipas reagimit, mësohet se personi me inicialet S.D. ka probleme të shëndetit mendor dhe pretendimin e ka ngritur në gjendje të dehur dhe moskonsumimit të ilaçeve.

Gjithashtu, ndaj punonjësit të Policisë së Elbasanit është marrë masë disiplinore pasi ka folur me zë të lartë dhe në mënyrë jo etike.

Njoftimi i Policisë:

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan

Në lidhje me një video të publikuar, nëpërmjet së cilës shtetasi S. D. pretendon se është përplasur nga një automjet dhe se Policia nuk ka kryer veprimet procedurale për këtë rast, ju sqarojmë se:

Rreth orës 20:55, të datës 17.04.2024, është marrë njoftim se në spitalin e Gramshit ka shkuar shtetasi S. D., i cili pretendonte se ishte përplasur nga një automjet. Në zbatim të procedurës standarde të punës, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në spital, për të sqaruar rrethanat e rastit.

Nga verifikimet dhe komunikimi me mjekun që kishte ndjekur shtetasin S. D., rezultoi se shtetasi S. D. nuk kishte asnjë dëmtim në trup, vuante nga probleme të shëndetit mendor (i kartelizuar) dhe se e kishte ngritur këtë pretendim, në gjendje të dehur dhe të rënduar psikologjike për shkak të moskonsumimit të ilaçeve të rekomanduara nga mjeku.

Ndërkaq, nisur nga pamjet, ka filluar ecuria disiplinore për punonjësin e Policisë inspektor M. M., për shkelje të pikës 5 të nenit 200 të rregullores së Policisë së Shtetit, konkretisht: “Punonjësi i Policisë flet me zë të lartë apo komunikon në mënyrë jo etike”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...