29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

SPAK rrëzon padinë e Olsi Ramës për kallëzim të rremë

SPAK (Strukturën e Posaçme Antikorrupsion dhe Krimit të Organizuar) ka rrëzuar padinë e Olsi Ramës për kallëzim të rremë ndaj nënkryetarit të grupit të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhit, të bërë pak ditë më parë. Padia është rrëzuar për shkak të një çështjeje procedurale, duke u argumentuar se Gazmend Bardhi ka bërë vetëm deklarata televizive dhe jo një kallëzim në SPAK.

Në kthim përgjigje, SPAK ka konfirmuar se nuk ka regjistrime për ndonjë kallëzim penal nga Gazment Bardhi ndaj Olsi Ramës. Kështu, pa një kallëzim formal të bërë pranë prokurorisë, SPAK nuk ka baza për të nisur një hetim penal.

Nëse do të kishte ekzistuar një kallëzim penal nga Gazment Bardhi, atëherë SPAK do të kishte proceduar për të hetuar pretendimet e tij. Megjithatë, në mungesë të një kallëzimi zyrtar, SPAK nuk ka asnjë bazë ligjore për të vazhduar me hetimet.

“Në kuadër të veprimeve hetimore të kryera me datë 03.04.2024 është kërkuar informacion nga zyra e Regjistrit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nëse nga ana e shtetasit Gazment Bardhi është depozituar kallëzim penal ndaj shtetasit Olsi Rama. Me shkresen nr 5383/1 datë 15.04.2024, (kthim përgjigje), zyra e rregjistrit dhe statistikes në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas verifikimeve te kryera, ka kthyer këtë përgjigje: Në regjistrin e njoftimit të veprave penale, informohet se nuk rezulton që të jetë rregjistruar ndonjë kallzim penal me kallëzues shtetasin Gazmend Bardhi dhe të kallëzuar shtetasin Ols Rama”, thuhet në SPAK.
Kështu gjatë shqyrtimit të akteve rezultoi se me shkresën nr. 5383/1 date 15.04.2024, (kthim përgjigje) citohet fakti se pranë zyrës së regjistrit dhe statistikës në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas verifikimeve të kryera, nuk rezulton që shtetasi Gazment Bardhi, të ketë depozituar ndonjë kallëzim penal ndaj shtetasit Ols Rama. 4.11 Pra, nuk rezulton që nga ana e shtetasit Gazment Bardhi apo ndonjë përfaqësues i tij të jetë depozituar kallëzim penal pranë prokurorisë apo oficerit të policisë gjyqësore, që të konsiderohet se është paraqitur kallëzim” thuhet në dokumentin kthim përgjigje.

Burimet sugjerojnë se vëllai i kryeministrit Edi Rama mund të përdorë argumente të tjera për të bërë një kallëzim tjetër në të ardhmen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...