29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Macron: Evropa duhet të rrijë e armatosur përballë sfidave nga fuqitë rajonale

Evropa është e rrethuar dhe jo mjaftushëm e armatosur përballë sfidave nga fuqitë e paskrupullta rajonale si Kina dhe Rusia”, deklaroi presidenti francez Emmanuel Macron. Gjatë fjalës së tij në Universitetin e Sorbonës, Paris, Macron theksoi se gjatë viteve të ardhshme ekziston një rrezik i jashtëzakonshëm që Evropa të dobësohet dhe të “vdesë”. “Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se Evropa jonë mund të vdesë dhe kjo varet vetëm nga zgjedhjet tona, të cilat duhet të bëhen tani, për të garantuar sigurinë tonë”, tha Macron.

Po ashtu presidenti vlerëson se mburoja më e mirë e Evropës janë armatimet dhe rritja e kapacitetit për t’i prodhuar ato. “Kushti i domosdoshëm për sigurinë tonë është që Rusia të mos e fitojë luftën e saj kundër Evropës. Jemi përballë një fuqie të pafrenuar, e cila ka sulmuar një vend evropian, që nuk na thotë se cilët janë kufijtë e tij. Tani jo vetëm siguria e Ukrainës është në rrezik, por edhe ajo e evropianëve”, deklaroi presidenti.

Presidenti u bëri thirrje vendeve që të investojnë në sektorin e mbrojtjes dhe armatimeve, në mënyrë që Evropa të përballojë kundërshtarët. “Ne duhet të ndërtojmë një koncept strategjik të mbrojtjes në Evropë që është i besueshëm, të ndërtojmë një iniciativë evropiane të mbrojtjes. Franca dhe ushtria franceze janë gati të vendosin veten në ballë të mbrojtjes evropiane falë edhe armës atomike”, shtoi Macron.

Po ashtu, sipas presidentit Evropa duhet të riarmatoset. “Një Evropë e fuqishme është gjithashtu një Evropë që kontrollon kufijtë e saj. Kufijtë tanë janë një e mirë e përbashkët. Ne duhet të ndryshojmë qeverisjen, të ndërtojmë një strukturë politike që na lejon të vendosim së bashku, në një mënyrë më efektive për këto çështje”, sugjeroi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...