17.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Një 26-vjeçar arrestohet në Shëngjin me kokainë gati për shitje

Një 26-vjeçar është arrestuar në Shëngjin, pasi është kapur me kokainë me vete. 26-vjeçari Emiljano Bibi dyshohet se do ta shiste drogën në zona të ndryshme të Shëngjini.

Në këto pamje të ndara nga policia, shihet edhe momenti kur 26-vjeçari është shtrirë në tokë nga efektivët të cilët i vënë dhe prangat. Në xhep dallohet edhe kokaina e mbështjellë me qese.

“Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional antidrogë “Tempulli 2”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë finalizoi operacionin e koduar “Zona”.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. B., 26 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Emiljano Bibi, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një qese me rreth 162 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila dyshohet se ishte siguruar me qëllim ndarjen dhe shitjen në doza në Shëngjin”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...