31.5 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Partizani fiton Derbin kundër Tiranës me kohen shtesë

Partizani ka fituar një tjetër derbi ndaj Tiranës. Të kuqtë e drejtuar nga Orges Shehi morën 3 pikë falë dy golave të Maguette, me golin e fitores që u shënua në kohën shtesë.

Senegalezi kaloi në avantazh Partizanin në minutën e 15, pasi goditja e tij nga jashtë zone u devijua nga Hoxhallari, aq sa u desh që të mposhte portierin bardheblu Kozi.

Tirana u përgjigj në minutën e 42-të me Abazajn, i cili përfitoi nga një grushtim jo i mirë i topit nga Qirko, pas goditjes së Jonuzit, për të shënuar me kokë.

Pjesa e dytë ishte shumë e luftuar, me shumë kartonë të verdhë dhe nga një të kuq për secilin ekip (Jonuzi dhe Hadroj), por goli erdhi vetëm në fundin e ndeshjes, me Maguette i cili sërish nga jashtë zone ndëshkon Tiranën. Gol që bëri që të shpërthejë festa te të kuqtë, edhe në tribuna.

Me këtë fitore, Partizani thuajse e siguron pjesëmarrjen në “Final Four”, pasi renditet në vendin e tretë me 54 pikë, 7 më shumë se Dinamo dhe Skënderbeu që ndodhen në vendin e katërt dhe të pestë, me 47 pikë.

Ndërkohë, Tirana renditet e gjashta, me 46 pikë.

Partizani triumfoi në derbi ndaj Tiranës me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Superiore.

Heroi i të kuqve në këtë përballje, ishte Maguette Gueye. Mesfushori realizoi dopietë golash, duke i dhënë fitoren Partizanit.

Senegalezi zhbllokoi sfidën në minutën e 15-të, ndërsa Abazaj barazoi shifrat në minutën e 42-të.

Më fund, Maguette bëri që të shpërthejë festa te të kuqtë, duke shënuar golin e fitores në minutën e 94-t.

Me këtë fitore, Partizani mban vendin e tretë me 54 pikë, ndërsa Tirana mbetet në vendin e gjashtë me 46 pikë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...