11.5 C
Tiranë
Monday, May 4, 2026
spot_img

Blendi Klosi: Rienërgjizimi i Partisë Socialiste dhe angazhimi i diasporës për shqipërinë 2030

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi nga Korça, ka pasur një takim me strukturat e PS, ku ka biseduar për kongresin e ardhshëm të partisë dhe për rienergjizimin e strukturave. Ai ka ndarë edhe detaje për turin që kryeministri Edi Rama do të bëjë me diasporën nga 12 maji.

“Së bashku me koordinatorin politik të qarkut, Niko Peleshi, patëm një takim të këshillit organizativ të qarkut Korçë për të strukturuar gjithë punën që Partia Socialiste po bën tani në fazën e 3 të rienergjizimit të saj. Në datat 10-11 të muajit tjetër, kemi një proces të rëndësishëm, votimet një anëtar një votë. Ne këto data, gjithë anëtarësia e partisë do të thirret për të zgjedhur delegatët e kongresit të jashtëzakonshëm të partisë, i cili do të jetë një kongres zgjedhor dhe nga i cili do të dalë asambleja kombëtare e PS. Në këtë proces janë angazhuar 5200 organizata socialiste në të gjithë Shqipërinë, ku janë propozuar një numër i konsiderueshëm delegatësh për kongresin e ri të partisë duke e zbatuar kriteret që kemi të vendosura në statut dhe vendimmarrjet që janë në forumet me të larta drejtuese. Numri i delegatëve do të jetë i barabartë, duke pasur numër të barabartë shokësh dhe shoqesh në kongresin e ri të PS. Do të kemi një numër të konsiderueshëm të anëtarëve të rinj kandidatësh për të zgjedhur delegatë të kongresit. Dhe kërkesa e vazhdueshme në listat e kandidatëve për të zgjedhur delegatë të kongresit, ku mbi 3/4 e tyre të jenë të rinj. Ajo frymë e cila u evidentua gjatë gjithë procesit të anëtarësimit, ku anëtarësuam më shumë se 30 mijë anëtarë të rinj në harkun kohor të vetëm 2 muajve, duhet evidentuar edhe në kongresin e ri të partisë. Një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të këtij kongresi do të jenë delegatë për herë të parë, pra përfaqësimin e kësaj fryme të re që PS ka realizuar nëpërmjet procesit në të gjithë vendin”
, tha ai.

Takimet të cilat do të zhvillohen në 4 qytete duke filluar nga Athina, Milano, Londër dhe Mynih, Klosi sqaroi se në fokus do të jetë rienergjizimi i partisë dhe angazhimi i diasporës për “Shqipërinë 2030”, që është kthyer tashmë në një slogan të socialistëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...

“Rrëzohet apeli i biznesmenit që vrau bashkëshorten”, vendimi i Gjykatës Federale trondit sërish Zvicrën

0
Gjykata Federale e Lozanës ka rrëzuar apelin e biznesmenit 41-vjeçar, i identifikuar si “Thomas”, i cili ka pranuar vrasjen e bashkëshortes së tij, modeles...