34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Bledi Çuçi kryeson mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste

Bledi Çuçi mblodhi paraditen e kësaj të hënë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste.

Takimi u zhvillua para seancës plenare të planifikuar për orën 17:00. Në fjalën e tij drejtuar deputetëve, Çuçi i inkurajoi ata të shfrytëzojnë seancën e sotme për të trajtuar çështjet e evidentuara nga zgjedhësit gjatë javës së gjelbër.

Për seancën e ditës së enjte, Çuçi informoi deputetët për interpelancën me Ministren e Arsimit, si dhe për projektligjet e tjera që pritet të miratohen dhe për të cilat deputetët do duhet të angazhohen në diskutime. Mes tyre janë projektligji për Albcontrol, dekreti i presidentit për shtetësinë, projektvendimi për zgjedhjen e kryetarit dhe një anëtar të bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike etj.

Pas kësaj, mbledhja vijoi me trajtimin e çështjeve të ndryshme të ngritura nga deputetët e pranishëm, të cilat kryesisht lidheshin me probleme komunitare ose për projektligje të caktuara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...