26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

OSHEE del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët, zbulon skemën lehtësuese për shlyerjen e faturave

Faturat e papaguara në vite të energjisë elektrike janë 85 miliardë lekë. Nga këto, 60 miliardë i përkasin familjarëve, ndërsa pjesa tjetër është borxh i papaguar nga institucionet publike, kryesisht ujësjellësit.

Për shlyerjen e këtyre faturave, OSHEE aplikon aktmarrëveshje me këste lehtësuese, të cilat kanë nisur nga muaji prill.

Deri më tani janë 680 aktmarrëveshje me familjarë, ku më shumë se gjysma e kanë paguar detyrimin e plotë dhe për këtë kanë përfituar reduktim të borxhit deri në masën 70%. Ndërkohë, entet buxhetorë përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masën 50%, në rast se shlyejnë të plotë detyrimin. Në skemat e aktmarrëveshjeve që do të zbatohen gjatë këtij viti, do të përfshihen gjithashtu edhe detyrimet e papaguara nga faturat; dëm ekonomik, fatura sistemuese, fatura testim matësi, fatura korrektive që i përkasin vitit 2023 e në vijim.

Vitin e kaluar OSHEE ka arkëtuar një nivel prej 99.3%, krahasuar me 98% të arritur në vitin 2022.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...