19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Eksperti i Sigurisë per me tritol ndaj banesës së Gjyqtarit në Shkodër: “Autori i kamufluar, mund të ketë përdorur …”

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka analizuar pamjet e kamerave të sigurisë të sulmit me tritol ndaj banesës së gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj. Ai deklaron se autori ka qenë i kamufluar, duke e lidhur këtë gjë me disa prej karakteristikave fizike.

Softa sqaron se nuk beson se ndaj banesës është hedhur eksploziv, por një lloj lënde tjetër që mund të jetë nitrat e përzier me naftë.

“Duhet të vini re ngjyrën e tymit. Është shumë i zi në raport me eksplozivët e zakonshëm dhe të jep përshtypjen e një lënde që mund të jetë nitrat me naftë e përzier. Shihni dhe ecjen, ka problem me këmbën. Ka një disproporcion midis këmbëve dhe trupit. Mund të jetë kamuflazh për të mos treguar dimensionet reale të trupit.

Ose ka problem fizik me ecjen. Po të kishte eksploziv do e kishte hedhur në erë derën.

Mund të ketë një kallup, një kapsoll dhe një fitil. Sipas përllogaritjes shpejtësia e ecjes së fitilit është 1 centimetër për sekondë. Ai fitil mund të jetë një metër-2 metra që t’i japë kohë për t’u larguar”, tha Softa.

Më tej ky i fundit, vuri theksin te rëndësia e elementëve të sigurisë. Softa u shpreh se nevojitet kontrolli i territorit me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale.

“Fatkeqësisht lëndët eksplozive kanë filluar që në ’92. Janë rritur këto raste dhe kemi 8 banesa gjyqtarësh të goditura me lëndë eksplozive.

Sulmet ndaj gjyqtarëve kanë ardhur te gjyqtarë e prokurorë e nesër mund të shkojë te ministra, deputetë e strukturat e lartë. Elementi siguri është shumë i rëndësishëm dhe duhet parë në kontrollin e territorit sepse edhe qytetari ka nevojë për mbrojtje.

Të mos merremi vetëm me kapjen e autorit, por me parandalim. Ka shumë magazina”, theksoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...