29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Konferenca për shtyp me komisionerin Varheyli/ Rama: “Do ta mbajmë dorën të shtrirë pa asnjë ndërprerje për opozitën, për PD

Kryeministri Edi Rama tha nga Rinasi, gjatë konferencës për shtyp me komisionerin Oliver Varheyli, se dora për Partinë Demokratike do të mbetet e shtrirë, për të bashkëpunuar për reformat dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se mandati i tretë nuk do iu ngjajë dy të parëve në aspektin e luftës së brendshme politike. Mes të tjerash, Rama theksoi se PS do të braktisë llogoren e asaj lufte të vjetër, bajate e banale, dhe që nuk është aspak e nevojshme për vendin.

“Vullnet im është që mandati i tretë të mos i ngjajë dy të parëve, në aspektin e luftës së brendshme politike. PS do ta braktisë llogoren e asaj lufte të vjetër bajate, banale, krejt të panevojshme për vendin, dhe për sa më takon e na takon, ne do të fokusohemi plotësisht te punët e mëdha, për të cilat jemi votuar. Do ta mbajmë dorën të shtrirë pa asnjë ndërprerje për opozitën, për PD. PD është e mirëpritur kurdo qoftë e sido qoftë të kthehet me këmbë në tokë për të hapur një proces diskutimi krejtësisht pa asnjë kusht për mënyrën si mund të kontribuojmë bashkërisht për të shtyrë sa më shumë përpara punët dhe patjetër edhe integrimin europian të Shqipërisë.
Nuk kam asgjë tjetër për të shtuar në këtë aspekt, dhe me ndihmën tuaj besoj se do të jem edhe unë në gjendje të qëndroj larg nga polemikat e kota, të lodhshme, të vjetra, midis partive për partitë dhe me partitë. Shqipëria është në një moment me kaq shumë potencial për të kaluar në një nivel tjetër. Mandatin e kemi marrë që ta ngjisim atë në majën ku e meriton. Të gjitha energjitë dhe koha ime si shumicë do të jetë në këtë drejtim”, u shpreh kryeministri Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...