26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Rriten gjobat për ndotjen e mjedisit: Masat e reja për mbrojtjen e ajrit dhe biodiversitetit

Gjobat për ndotjen e ajrit dhe e mjedisit nga qytetarët deri tek bizneset do të rriten me 30% sipas katër projektligjeve të miratuara nga Këshilli i Ministrave. Ministria e Mjedisit, Mirela Kumbaro, tha se këto ndryshime synojnë të mbrojnë mjedisin duke ashpërsuar masat ndëshkimore dhe kthyer ato në tituj ekzekutivë. Rritja e gjobave vjen në kontekstin e një rritjeje të turizmit, ku popullsia pritet të rritet me 30-40% këtë vit, duke ngritur shqetësimin për ndotjen e mjedisit. Synimi kryesor i këtyre ndryshimeve është ulja e ndotjes së ajrit dhe mjedisit për të reduktuar rrezikun për shëndetin e njeriut, me synim që brenda vitit 2024 të ulet ndotja në zonat urbane për 40%.

“Ndryshimet e amenduara në mbledhjen e sotme të qeverisë u referohen 4 ligjeve në fushën e mjedisit siç janë ligji “Për Mbrojtjen e Mjedisit”, ligji “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedisit”, ligji “Për Mbrojtjen e Biodiversitetit” dhe ligji “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis. Masat ndëshkimore të parashikuara në këto 4 ligje rriten me 30 për qind, por më e rëndësishmja është që ato kthehen menjëherë në titull ekzekutiv për të ruajtur efektin e tyre ndëshkues, korrektues dhe edukues. Që nga individi më i thjeshtë që ndot natyrën pasi ka bërë një piknik, janë të detyruar të investojnë po aq për të mbrojtur mjedisin dhe cilësinë e ajrit.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...