26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Kuvendi Miraton 4 Projektligje, përfshirë ratifikimin e konventës për marrëveshjet për gjykatën

Në seancën e sotme plenare, Kuvendi ka miratuar katër projekte ligjore. Projektligji për ofruesin e shërbimeve të lundrimit ajror “Albcontrol” u miratua me 75 vota pro. Po ashtu, u miratua edhe projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit me 75 vota pro. Ligji për ratifikimin e Konventës për Marrëveshjet për Zgjedhjen e Gjykatës u miratua me 98 vota pro, ndërsa protokolli për ligjin e zbatueshëm për detyrimet ushqimore u miratua me të njëjtën numër votash pro. Opozita dhe mazhoranca u bashkuan edhe për ligjin për shtetësinë, që u miratua me 94 vota pro. Në vijim, Kuvendi votuan për zgjedhjen e Petrit Ahmetit si kryetar i bordit të Entit Rregullator të Energjisë, ndërsa Maksim Shulin u zgjodh si anëtar i bordit me 74 vota pro.

Kuvendi u përfshi në debate dhe sa i takon tatimit 15% dhe 23% i profesionistëve të lirë, në bazë të fitimit të tyre. Nga foltorja e Kuvendit Jorida Tabaku, kërkoi shpjegime nëse do ju njihen shpenzimet profesionistëve siç parashikon ligji, ndërsa përgjigjen e mori nga socialisti Erion Braçe.

Në fund të seancës me votat e mazhorancës u votuan ligji për “Albcontrol”, ndryshimet në ligjin për zhvillimin e territorit. Me votat edhe të opozitës është miratuar ratifikimi i protokollit për ligjin e zbatueshëm për detyrimet ushqimore si dhe ligji për shtetësinë, pas ritkhimit në Kuvend nga Presidenti. Kuvendi miratoi gjithashtu zgjedhjet e Petrit Ahmetit si kryetar i bordit të Entit Rregullator të Energjisë, si dhe anëtarët Lorenc Kosta dhe Artur Llakaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...