34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Do t’i shkul veshët”- Agron Shehaj debaton me Ulsi Manjën për Amnistinë Penal: Jep dorëheqjen, mashtrues!

Ka qenë një debat intens mes deputetit Arben Shehaj dhe Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja në lidhje me amnistinë penale.

Shehaj ka akuzuar Manjën për gënjeshtër në deklaratat e tij publike, duke e fajësuar për të qenë pjesë e një qeverie që liron të korruptuarit, ndërsa Manja ka qëndruar i heshtur, por nga shenjat që ka bërë me dorë, ka dukur se është i gatshëm për të përgjigjur me një reagim fizik.

Ministri e qeveria kanë gënjyer në mënyrë më të pamoralshme opinionin publik. Tre javë më parë deklaroi se nuk do të përfitojë asnjë i korruptuar, më pas thotë SPAK thotë kanë përfituar. Ti Manja mos e vrit mendjen se nuk e pret njeri dorëheqjen. Unë jam hajdut?! Ti liron të korruptuarit?! Do të thuash që nuk është e vërtetë? Je burrë, jep dorëheqjen. Erdhe këtu dhe gënjeve, mashtrues, jep dorëheqjen. Nuk të vjen mirë që gënjeve këtu. Të pëlqen të gënjesh.

Ministri Manja, në një moment të debatit, ka bërë të ditur se do të jepte përgjigje për këto akuza në javën tjetër, duke e akuzuar Shehajn për të sponsorizuar portale që publikojnë lajme negative për Shqipërinë.

Shehaj ka kundërpërgjigjur me akuzat e tij ndaj Manjës, duke e fajësuar për të mos mohuar se ka dalë të korruptuarit përfitojnë nga amnistia penale.

Tani që amnistia mori 116 vota na del si kalorës i luftës kundër korrupsionit, kur në fakt ky shtet duhet të merret me ty, se je njeriu evazor më i madh në vend që sponsorizon portale e shkrime që çojnë ujë në mullirin e shteteve dashakeqe të Shqipërisë. Nuk do të jetë e largët dita që fytyra jote prej ëngjëlli e kalorësi të madh të demokracisë e luftës së korrupsionit në këtë vend të dalë ashtu sic është në të vërtetë. Për amnistinë do të jap përgjigje sot një javë ty e të gjithë atyre që tërë këto ditë jeni bashkuar për të manipuluar opinionin publik. Kjo është pse reagova nga vendi se e dua Shqipërinë më shumë se të tjerët. Do të marrësh përgjigje të enjten, por kujdes kur herë tjetër kur drejton gishtin ndaj ministrit të Drejtësisë dhe Ulsi Manjës personalisht. Se kur unë me Asllan Dogjanin luftonim me bandat e krimit të organizuar për të vendosur shtetin zotrote ndërtoje jetën tënde për shtatëpalë qejfe. Do të jap përgjigje sot e java për aministinë e punën me të cilën merresh ti.

Agron Shehaj: Unë prita përgjigje e më tha flasim të enjten. Por ti nuk e mohon dot. Ke thënë që nuk përfiton dot asnjë I dënuar nga GJKKO. Thashë të vërtetën. Të korruptuarit kanë dalë e ti nuk e mohon dot.

Debati ka vijuar me akuzat dhe kundërpërgjigjet e tyre, dhe Shehaj ka përfunduar duke thënë se do të presë përgjigjen e Manjës për amnistinë penale, por i ka bërë të ditur që do të kujdeset kur të drejtohet gishti ndaj tij personalisht dhe të mos mohojë fakte të tilla si përfitimi i të korruptuarve nga amnistia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...