34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Abuzoi seksualisht me një të mitur, prangoset në Britaninë e Madhe, Denis Havalja

38-vjeçari Denis Havalja (i njohur edhe si Dashamir Havalja) nga Bulqiza, i dënuar për marrëdhënie seksuale me një të mitur, është arrestuar ditën e sotme në Britaninë e Madhe.

Policia ka njoftuar se ai u arrestua në Mbretërinë e Bashkuar për t’u ekstraduar në Shqipëri, në kuadër të operacionit “Alias”, pasi ishte e mundur identifikimi dhe vendndodhja e tij nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe bashkëpunimi i ndërkombëtarëve të Interpolit.

Denis Havalja është dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Kjo pasi, në vitin 2016, ka marrë në një automjet me targa angleze një shtetase të mitur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Gjatë arrestimit, Denis Havalja ishte nën dënim me 2 vjet e 10 muaj burgim që i mbetën për të vuajtur. Procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri po vijojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...