15.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

SHBA mbështet pezullimin e patentave të vaksinave kundër koronavirusit

Presidenti Joe Biden të mërkurën shprehu mbështetjen e tij për pezullimin e patentës për vaksinat kundër COVID-19, duke reaguar ndaj presionit në rritje nga ligjvënës demokratë dhe më shumë se 100 vende të tjera, por duke zemëruar kompanitë farmaceutike.

Presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij për një pezullim të përkohshëm – një përmbysje e dukshme e qëndrimit të mëparshëm amerikan- pas një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, pasuar menjëherë nga një deklaratë zyrtare nga negociatorja e tij kryesore e tregtisë, Katherine Tai.

“Kemi të bëjmë me një krizë globale shëndetësore dhe rrethanat e jashtëzakonshme të pandemisë COVID-19 kërkojnë masa të jashtëzakonshme”, tha zonja Tai në një deklaratë, disa orë pasi tha në një aktivitet të organizuar nga gazeta Financial Times: “Koha është thelbësore”.

Aksionet e një numër kompanish farmaceutike që prodhojnë vaksina kundër COVID-19 ranë pas njoftimit. Dy nga prodhuesit më të mëdhenj të vaksinave janë kompanitë amerikane, Moderna Inc dhe Pfizer Inc.

Masa e zotit Biden u pasua me vlerësime pozitive nga kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili e quajti atë një “MOMENT MONUMENTAL NË LUFTËN KUNDËR COVID-19” në Twitter.

Por grupi më i madh lobist i industrisë farmaceutike paralajmëroi se hapi i pashmenbullt i zotit Biden do të minonte përgjigjen e kompanive ndaj pandemisë dhe do të kompromentonte sigurinë e vaksinave.

Presidenti Biden, i cili mbështeti pezullimin e patentave gjatë fushatës presidenciale të vitit 2020, e ka bërë betejën me koronavirusin një përparësi kryesore të administratës së tij. Përshpejtimi i vaksinimeve në Shtetet e Bashkuara ka çuar në një rënie të numrit të infektimeve dhe vdekjeve.

Presidenti demokrat, i cili bëri fushatë me premtimin për t’u ri-angazhuar me botën pas katër vjet marrëdhëniesh të tensionuara mes ish-Presidentit Donald Trump dhe aleatëve të Shteteve të Bashkuara, ka qenë nën presion në rritje për të ndarë vaksinat dhe teknologjinë e prodhimit të tyre me botën.

Vendimi i presidentit pason krizën që po kalon prej ditësh India, e cila përfaqëson 46% të rasteve të reja me COVID-19 të regjistruara në të gjithë botën javën e kaluar. Ka gjithashtu shenja se vatra të infektimit akut po përhapen në Nepal, Sri Lanka dhe vende të tjera fqinje.

Negociatat kërkojnë kohë

Deklarata e së mërkurës hapi rrugën për negociatat që mund të zgjasin për muaj me radhë për të hartuar një plan specifik të pezullimit të patentave. Vendimet e OBT-së kërkojnë një konsensus të të gjithë 164 vendeve anëtare.

Zonja Tai tha se Shtetet e Bashkuara do të marrin pjesë në negociata të bazuara në rregulloret e OBT-së për të realizuar pezullimin e mbrojtjeve ligjore që ofron e drejta e autorit. Ajo paralajmëroi që këto diskutime do të merrnin kohë.

Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera bllokuan më parë negociatat në OBT rreth një propozimi për pezullimin e patentave të propozuar nga India dhe Afrika e Jugut që synonte të ndihmonte vendet në zhvillim të prodhonin vaksina kundër COVID-19 duke përdorur pronën intelektuale të kompanive farmaceutike.

Zonja Tai tha: “Administrata beson fuqimisht në mbrojtjen e pronësisë intelektuale por, me qëllim që t’i japim fund kësaj pandemie, mbështes pezullimin e patentave për vaksinat kundër COVID-19”.

Një person me dijeni mbi konsultimet amerikane për këtë çështje tha se vendimi i së mërkurës i jep mundësi Uashingtonit të veprojë në përgjigje të kërkesave të elementëve të majtë dhe presionit të vendeve në zhvillim, ndërsa përdor negociatat e OBT-së për të ngushtuar përmasat e masës së pezullimit. Meqenëse negociatat do të marrin kohë, vendimi i ofron administratës kohë për të rritur rezervat me vaksina përmes metodave ekzistuese.

Dr. Amesh Adalja, studiues në Qendrën për Sigurinë Shëndetësore në Universitetin Johns Hopkins thotë se pezullimi i patentës faktikisht është “shpronësim i kompanive farmaceutike pasi po u merret një shpikje që e realizuan përmes kërkimeve shkencore e investimeve, gjë që në fakt bëri të mundur zhvillimin e vaksinës”.

Por ata që mbështesin pezullimin e patentave thonë se kompanitë farmaceutike pësojnë humbje të vogla sepse kjo është një masë e përkohshme dhe se kompanitë do të vazhdojnë të shesin shpikjen e tyre në vitet në vazhdim kur të prodhohen dozat pasuese kundër COVID-19.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...