7.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Autoritetet italiane zbërthejnë paktin e “hekurt” shqiptaro-nigerian që furnizonte fqinjët me drogë

Hetuesit italianë kanë zbërthyer një pakt të madh mes klanit të Vlorës dhe atij nigerian të lidhur me të ashtuquajturit “Macet e Zeza” dhe grupin “Eiye”.Mediat italiane e përshkruajnë atë një pakt hekuri për të transportuar marijuanë nga Evropa Lindore përmes Pulias drejt Romës.

Protagonistët e grupit ishin dy: shqiptari nga Vlora Geraldo Bejaj dhe Momodu Sule nga Nigeria. Të dy organizonin transportimin e tonelatave me marijuanë që merrej nga Vlora, çohej në Romë përmes Puglias dhe shitej në sheshet e farmacive të gjysmës së Italisë, nga Napoli në Brescia. Transport bëhej edhe në Europën Lindore. Vetëm në javët e fundit prokuroria e Romës i drejtuar nga Michele Prestipino, me kërkesë të zv/prokurores Nadia Plastina, pas dy viteve hetime filloi arrestimet për 55 personat që i përkisnin klanit shqiptaro-italian.

Hetimet zbuluan edhe mesazhet e shkëmbyera mes trafikantëve. “Tre kilogramë menjëherë,”- shkruante njëri në një mesazh.  “Nuk ka problem,”- i përgjigjej tjetri. Droga e sekuestruar gjatë arrestimeve kap vlerën e 2 milion eurove.  Ajo që ka bërë më shumë habi, sipas gazetarit, ishte se në këtë grup nuk u gjet asnjë gjurmë e Cosa Nostra-s, Camorra-s ose e klanit ‘Ndrangheta, siç ndodh rëndom në grupet me trafikantë shqiptarë.

Duke lexuar mijëra faqe përgjimesh, gjurmimesh dhe raportimesh, rezulton se si menaxhohej trafiku nga kjo marrëveshje. Dhe përtej arrestimeve të bëra për një vlerë prej rreth 2 milion euro droge, dyshimi i gjyqtarëve është se kjo është vetëm maja e ajsbergut.

E sigurt është që përmes kësaj marrëveshje Sule Momodu, sipas zyrës së prokurorit, do të kishte menaxhuar furnizimin e qendrave tregtare jo vetëm në Romë, por edhe në Brescia, Parma, Isernia dhe Napoli. Ndërsa Bejaj konsiderohet nga hetuesit si pika e kontaktit për dërgesat jo vetëm në Romë por edhe për ato në Venecia, Verona dhe Firence.

Ky hetim nisi në vitin 2018 nga disa arrestime të bëra nga karabinierët në Romë “në zonën që përfshin stacionin hekurudhor Romë-Tiburtina dhe stacionin e autobusëve Tibus, të vendosur në Via Largo Guido Mazzoni”.

Të gjithë të dyshuarit shqiptarë si pjesë e këtij rrjeti janë nga Vlora. Droga bëhej gati, me të njëjtin paketim me shirit ngjitës me ngjyra të ndryshme për të dalluar paketimet bazuar në sasinë e lëndës narkotike. Çmimi fiks për tregtarët si kompensim është 50 euro për çdo kilogram të shitur.

Mafia nigeriane është akoma e pranishme në të gjithë Europën dhe madje edhe përtej oqeanit, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara. Origjinat e organizatës janë të lidhura me flukset migratore të qyteteve të Benin City dhe Lagos: shoqata është e ndarë në grupe, disa prej të cilave tani janë të vendosura në Itali, të tilla si vëllazëria e quajtur “Eiye”, e degëzuar në Italinë Veriore .

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...