17.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Interpelanca mbi Amnistinë Penale: Deputeti Alibeaj kërkon sqarime për arsyet e miratimit

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka drejtuar një interpelancë drejtuar Ministrisë së Drejtësisë për të kërkuar sqarime në lidhje me amnistinë penale. Alibeaj ka theksuar se ka dyshime se miratimi i amnistisë ka pasur motive politike, duke e cilësuar si një akt të paqëndrueshëm me parimet e sundimit të ligjit dhe demokracisë funksionale.

Ai ka kërkuar sqarime për të identifikuar përfituesit e dënuar nga Gjykata Kushtetuese për të përfituar nga amnistia, duke theksuar se duhet të shpjegojë arsyet pse disa të dënuar për vepra të korruptuara janë lënë të lirë ndërsa disa protestues janë mbetur në burg.

Alibeaj ka bërë referencë në të dhënat e publikuara nga media e cila thotë se nga ligji për amnistinë, janë liruar 40 të dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe janë ulur dënimet për 60 të tjerë të dënuar për vepra të korrupsionit, shkeljen e barazisë në tendera dhe shpërdorimin e detyrës. Ky grup përfshin 16 zyrtarë publikë të dënuar për korrupsion dhe 11 të tjerë të dënuar për shkelje të barazisë në tendera, si dhe 7 gjyqtarë dhe prokurorë të dënuar për vepra të korrupsionit.

‘Gëzuar ditën e Europës, të Europës të sundimit të ligjit, të Europës të demokracisë funksionale, të europës që mbron liritë dhe të drejtat e njeriut. Nuk ka më mirë sot ta fillosh me këtë interpelancë për të dhënë sqarime për publikun dhe për këdo tjetër se cilat ishin arsyet që në 4 prill, natën, 110 deputetëtë e disa bashkuan votat për të nxjerr të korruptuarit nga Burgum bashkuan votat për të lënë protestuesit në burg. E kam kërkuar këtë interpelancë me ministrin e Drejtësisë, se kështu e do rregullorja, duke qenë fare i ndërgjegjshëm që nuk është vetëm përgjegjësia e tij, është përgjegjësia është e këtij tjetrit. Në fakt e patë fare mirë se cila ishte përgjgejësia eale, me atë që patë se çfarë ndodhi dy ditë më parë. Unë nuk do të jap asnjë statistik nga ato të cilat mund të jenë pjesë e kerkesave, apo shpikjeve apo invencioneve politike, por i bazohem thjsht dhe vetëm asaj se çfarë media në këto 1 javë apo 2 javë menjëherë pas miratimit të amnistisë, mori në formë zyrtare.

Sipas të dhënave të bëra publike nga mediat, dhepo i them në respekt e në nder të tyre INA Media, BIRN, janë dz nga mediat më serioze të cilat i kanë marrë këto të dhëna dhe i kanë bërë publike. Sipas të dhënave të bëra publike, rezulton se nga ligji 33/ 2024, amnistia pra, kanë përfituar 40 të dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm të cilët përfitojnë falje dënimi, ndërsa 60 të tjerë të dënuar për vepra penale të korrupsionit, shkeljes së barazisë në tendera, apo shpërdorimi i dëtyrës, përfitojnë ulje dënimi. Zyrtarët që përfitojnë ulje dënimi, rezultojnë 16 fuksionarë publik të dënuar për korrupsion, 11 të tjerë të dënuar për shkelje të barazisë në tendera, 7 gjyqtarë, prokurorë të dënuar gjithashtu të dënuar për vepra penale të korrupsionit. Këta kanë dalë nga burgu ose kanë përfituar ulje dënimi.
Ajo se çfarë publiku është i interesuar të di, çfarë detyrimi moral dhe politik i këtij parlamenti bash për t’i shërbyer publikut, ishte përse? Dhe përsenë do doja ta merrja si përgjigje nga përfaqësuesi i qeverisë nëse ka dinjitetin dhe merr kohë për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve

‘Gëzuar ditën e Europës, të Europës të sundimit të ligjit, të Europës të demokracisë funksionale, të europës që mbron liritë dhe të drejtat e njeriut. Nuk ka më mirë sot ta fillosh me këtë interpelancë për të dhënë sqarime për publikun dhe për këdo tjetër se cilat ishin arsyet që në 4 prill, natën, 110 deputetëtë e disa bashkuan votat për të nxjerr të korruptuarit nga Burgum bashkuan votat për të lënë protestuesit në burg. E kam kërkuar këtë interpelancë me ministrin e Drejtësisë, se kështu e do rregullorja, duke qenë fare i ndërgjegjshëm që nuk është vetëm përgjegjësia e tij, është përgjegjësia është e këtij tjetrit. Në fakt e patë fare mirë se cila ishte përgjgejësia eale, me atë që patë se çfarë ndodhi dy ditë më parë. Unë nuk do të jap asnjë statistik nga ato të cilat mund të jenë pjesë e kerkesave, apo shpikjeve apo invencioneve politike, por i bazohem thjsht dhe vetëm asaj se çfarë media në këto 1 javë apo 2 javë menjëherë pas miratimit të amnistisë, mori në formë zyrtare.

Sipas të dhënave të bëra publike nga mediat, dhepo i them në respekt e në nder të tyre INA Media, BIRN, janë dz nga mediat më serioze të cilat i kanë marrë këto të dhëna dhe i kanë bërë publike. Sipas të dhënave të bëra publike, rezulton se nga ligji 33/ 2024, amnistia pra, kanë përfituar 40 të dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm të cilët përfitojnë falje dënimi, ndërsa 60 të tjerë të dënuar për vepra penale të korrupsionit, shkeljes së barazisë në tendera, apo shpërdorimi i dëtyrës, përfitojnë ulje dënimi. Zyrtarët që përfitojnë ulje dënimi, rezultojnë 16 fuksionarë publik të dënuar për korrupsion, 11 të tjerë të dënuar për shkelje të barazisë në tendera, 7 gjyqtarë, prokurorë të dënuar gjithashtu të dënuar për vepra penale të korrupsionit. Këta kanë dalë nga burgu ose kanë përfituar ulje dënimi.
Ajo se çfarë publiku është i interesuar të di, çfarë detyrimi moral dhe politik i këtij parlamenti bash për t’i shërbyer publikut, ishte përse? Dhe përsenë do doja ta merrja si përgjigje nga përfaqësuesi i qeverisë nëse ka dinjitetin dhe merr kohë për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve:

Amnistia penale, Bardhi publikon përgjigjen e Dumanit: Përfituan vetëm 4 qytetarë, të tjerët i kishte liruar GJKKO
LEXO EDHE:
Amnistia penale, Bardhi publikon përgjigjen e Dumanit: Përfituan vetëm 4 qytetarë, të tjerët i kishte liruar GJKKO

Cilët ishin propozuesit e amendamendamenteve që u shqyrtuan dhe u miratuan në komisionin e ligjeve dhe në seancë plenare? Kujtoj këtu në komisionin e ligjeve u paraqitën disa amendamente, nga Ministria e Drejtësisë dhe asnjëri nuk i doli për zot.
Cilat kanë qenë arsyet se përse u sygjerua dhe u miratuan këto amendamente?
Cili ka qenë qëndrimi i Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me këto amendamente?
A është kërkuar mendimi i institucioneve të drejtësisë, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Këshillit Gjyqësorë, SPAK-ut? Në lidhje me amendamentet e propozuara kujtoj këtu që një nga pyetjet e para që i kam bërë në seancat online në komisionin e ligjieve lidhur me amnistinë ministrit të Drejtësisë, ka qenë a e ka konsultuar versionin fillestar dhe përgjigjja ka qenë po.
Po amendamentet a u konsultuan me instititucionet e drejtësisë?
A është analizuar nga Ministria e Drejtësisë numri i personave që do të përfitonin nga amendamentet e propozuara dhe të miratuara?
A i janë përcjellë komisionit të ligjeve ose sancës të dhënat mbi numrin e përgjithshëm të personave që do të përfitonin nga drafti fillestar i projektligjit për amnistinë dhe nga amendamentet e miratuara? Kujtoj këtu që në mbledhjet e komisionit të ligjeve i kam kërkuar unë si anëtar i komisionit të ligjeve që të sillte listën e të gjithë të dënuarve që do mund të përfitonin nga amnistia dhe premtimi ishte po do ta sjell. Sot që flasim, si anëtar i komisionit të ligjeve, unë nuk e kam.

A është marrë informacion nga struktura e SPAK në lidhje me numrin e personave që do të përfitonin nga amendamentet e propozuara dhe të miratuara nga komisioni i ligjeve dhe të miratuara në seancë plenare?
Cilat kanë qenë këto të dhëna të përcjella nga ana e tyre nëse janë përcjell?
Sa ishte numri i përgjithshëm që përfituan nga amnistia e parashikuar nga Ministria e Drjtësisë në momentin e depozitimit të projektligjit në Kuvend?
Sa është numri i përgjithshëm që përfituan nga amnistia, pas miratimit të amnistisë?
Sa është numri i përfituesve nga amnistia të cilët janë hetuar nga SPAK apo dënuar nga GJKKO?
Sa ishte numri i përfituesve nga amnistia të cilët janë hetuar nga SPAK, dënuar nga GJKKO, parashikuar nga Ministria e Drejtësisë në momentin e depozitimit të projektligjit?
Sa ishte numri i përfituesve nga përjashtimi, ngandjekja penale parashikuar nga Ministria e Drejtësisë në momentin e depozitimit të projektligjit? Sa ishte kz umër, sa është ky numër pas miratimit të amnistisë?
Sa ishte numri i përfituesve nga ulja e dënimit, parashikuar nga Ministria e Drejtësisë në momentin e depozitimit të projektligjit në Kuvend?
Sa është numri i përfituesve nga ulja e dënimit pas miratimit të këtij ligji?

Unë nuk dua ta bëj këtë interpelancë një lojë të neveritshme shifrash dhe numrash sa kanë hyrë dhe sa kanë dalë. Arsyet e vërteta të miratimit të amendamenteve natën janë arsyeja politike ose do ta shfajësojë të gjithëve ju 110 deputetë që e miratuat amnistinë në atë kohë, ose do t’u ngarojë përfundimisht me një njollë të pashlyeshme. Sepse tashmë dihet fare mirë se cilat janë mesazhet e kësaj amnistie që iu dërguan publikut dhe jo vetëm publikut shqiptar. Por para se të tregoj se cilat janë këto mesazhe, dotë doja dhe do të jem sy e vesh për të parë se cilat janë përgjigjet e përfaqësuesit të qeverisë lidfhur me këto pyetje për të bërë dritë mbi atë që është një nga njollat më të errëta të veprimtarisë të këtij parlamenti. Kështu që pot ë pres Ulsi meqë ke qenë gjatë gjithë natës duke studiuar, po të pres që të japësh përgjigjet.’- tha Alibeaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT