27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

SPAK mbyll hetimet për abuzim në tender: Punonjës të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë të dërguar për gjykim

Shteti i Drejtësisë dhe Autoriteti i Posaçëm i Prokurorisë (SPAK) ka finalizuar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre punonjës të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë (UKT) për akuzat e abuzimit në një tender me vlerë prej 143.618.333 lekësh. SPAK- u ka nisur hetimet për të zbuluar një rast të dyshuar të favorizimit të një kompanie të caktuar duke shkelur kriteret e tenderit.

Tre punonjësit e UKT-së të cilët janë nën hetim, Ledia Ramo, Ortjon Dhami dhe Engjëll Dedja, akuzohen për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike. Ndërsa biznesmeni Bledar Shemaj përballet me akuza për falsifikim të dokumentave dhe vulave, stampave ose formularëve.

Sipas hetimeve të SPAK, tre punonjësit e UKT-së dyshohet se kanë ndryshuar specifikimet në tender për të favorizuar kompaninë “W Center” sh.p.k., e cila më pas u kualifikua për të fituar tenderin, megjithëse nuk plotësonte kriteret e kërkuara. Ndërkohë, Bledar Shemaj akuzohet për paraqitjen e dokumenteve të rreme dhe për falsifikim në procedurat e prokurimit.

Akuzat e ngritura nga SPAK
-Ledia Ramo, Ortjon Dhami dhe Engjëll Dedja, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258, i Kodit Penal.
-Bledar Shemaj, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga nenet 186/1 dhe 190/1, të Kodit Penal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...