Një 40-vjeçar me origjinë shqiptare humbi jetën në një aksident me motor në qytetin e Fermos në Itali.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme (12 maj). Shqiptari ishte në motor me një shoq 39-vjeçar, por ka humbur kontrollin e mjetit dhe përplasën me një shtyllë.
Përplasja ishte fatale për shoferin, ndërsa pasagjeri u transportua në gjendje të rëndë në spitalin rajonal Torrette në Ankona, raportojnë mediat italiane.