29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Milano /Arrestohet shqiptari 49-vjeçar për vrasje në tentativë, grabitje dhe armëmbajtje pa leje

Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar në Milano, Itali pasi dyshohet për vrasje të mbetur në tentativë, grabitje dhe armëmbajtje pa leje.

Fillimisht ai ka grabitur një lokal më 4 maj në Via Costantino Baroni. Sipas mediave italiane, i dyshuari ka qëlluar disa herë në drejtim të derës hyrëse të lokalit, duke plagosur pronarin. Pas grabitjes, ai ka arritur të arratiset duke marrë me vete një shumë prej rreth 15 mijë eurosh.

Më 6 maj, shqiptari i armatosur ka tentuar të grabiste një dyqan ushqimor, por nuk ka arritur të realizojë qëllimin. Pas hetimeve, autoritetet arrestuan të dyshuarin ditën e enjte (9 maj).

Gjatë kontrollit të kryer, policia zbuloi se ai kishte armë dhe municione të fshehura brenda dy pakove, si dhe veshje që i përdorte gjatë grabitjeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...