14.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Shpërthim tritoli në Fushë-Krujë: fatmirësisht pa viktima

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer pranë një banese në fshatin Arrameras të Fushë-Krujës, mbrëmjen e së shtunës. Tritoli është vendosur në ambientet e jashtme të shtëpisë së 50-vjeçarit Alfred Kurti. Në të njëjtën banesë jetojnë edhe dy vëllezërit e martuar të Alfredit dhe nëna e tyre e moshuar. Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar, edhe pse të gjithë pjesëtarët e familjes ishin brenda në momentin e shpërthimit.

Banesa ndodhet pranë aksit Fushë-Krujë-Tiranë, prej nga dyshohet se autorët janë larguar. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të identifikuar autorët. Ende nuk dihen shkaqet apo motivi i vendosjes së tritolit, dhe familja Kurti nuk njihet për probleme apo precedentë penalë. Ata merren me biznesin e mobilierisë.

Deklarata e Policisë

Më datë 18.05.2024, rreth orës 22:10, në Arrameras, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit Alfred Kurti, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar porta e jashtme). Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa u ngritën postblloqe në akset që lidhin Fushë-Krujën me pjesën tjetër të vendit me qëllim kapjen e autorëve,” njofton policia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...