34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Aksident në aksin Gramsh-Kuçovë: Katër persona të plagosur

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Gramsh-Kuçovë, ku kanë mbetur të plagosur katër persona. Sipas njoftimit të policisë, shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit, 27-vjeçari me inicialet M.K., banues në Tiranë.

Shoferi po udhëtonte së bashku me tre persona të tjerë kur automjeti ka dalë nga rruga. Të plagosurit, përfshirë drejtuesin e mjetit dhe tre pasagjerët, janë transportuar menjëherë në spitalin Rajonal të Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht, ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë

Në aksin rrugor ‘Gramsh-Kuçovë’, ditën e djeshme, 27-vjeçari M.K., banues në Tiranë, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, automjeti që ky shtetas drejtonte ka dalë nga rruga. Si pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe tre pasagjerë në të, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.”

Policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...