23.9 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzon hetimin e SPAK për tenderin e ushqimeve në Ministrinë e Mbrojtjes

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar hetimin e SPAK për tenderin e ushqimeve në Ministrinë e Mbrojtjes.

GjKKO ka shpallur mos kompetencë akuzën e shpërdorimit të detyrës nga ana e zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes, duke theksuar se kjo çështje duhet të verifikohet nga Prokuroria e Tiranës.

SPAK mori të pandehur zyrtarët Ylli Imeri, Dafina Keça dhe Andrea Dapaj, të cilët janë kryetari dhe dy anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Bëhet fjalë për një tender të zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes, në kohën që ky dikaster drejtohej nga ish-ministrja Olta Xhançka, në mars të vitit 2020, në kohën kur vendi u fut në karantinë, për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

Në këtë kohë, shumë familje në nevojë mbetën pa ushqime dhe ky tender u zhvillua me qëllim që t’u vihej në ndihmë këtyre familjeve. Partia Demokratike kallëzoi në SPAK Olta Xhaçkën, e cila u mor në pyetje, por prokurori i çështjes Ened Nakuçi nuk gjeti asnjë provë apo fakt që mund ta implikonte Xhaçkën në ndonjë vepër të mundshme penale.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, të vetmit që kanë kryer shkelje të ligjit dhe që dyshohen për “shkelje të barazisë në tenderë”, janë kryetari dhe dy anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Për sa i përket administratorit të kompanisë që fitoi tenderin dhe personave të tjerë që dyshoheshin si të përfshirë në këtë veprimtari, SPAK ka kërkuar pushimin e hetimit. Komunikimi u është bërë zyrtarisht të pandehurve dhe pritet që dosja të kalojë për gjykim pranë gjykatësit paraprak, i cili do të duhet të vendosë edhe për fatin e këtyre hetimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...