16.5 C
Tiranë
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK me 50 urdhër arreste: Ish-deputeti i PS Arben Ndoka akuzohet për planifikimin e vrasjes së Durim Bamit

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga dosja hetimore e SPAK, e cila përfshin 50 urdhër arreste. Nga përgjimet mes bosëve të krimit në aplikacionin Sky ECC, rezulton se edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, është i përfshirë në biseda me disa persona për të planifikuar vrasjen e Durim Bamit.

Vrasja do të kryhej në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të ish-deputetit të PS, Aleksandër Ndoka, e ndodhur më 9 dhjetor 2017. Në dosje thuhet se Arben Ndoka komunikon me shtetasin Blerim Abazi dhe ky i fundit i jep informacion për lokalizimin e Durim Bamit. Abazi gjithashtu i tregon Ndokës vende ku mund të realizohet prita dhe vendin ku mund të fshehin automjetin që do të përdoret për vrasjen. Sipas dosjes hetimore të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, ka pasur rolin e financuesit dhe porositësit për vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami, duke kontraktuar shtetasit Gentian Bejtja, Naim Stafuka, Arben Mërkuri, Aldo Avdyli dhe lidhjet e tyre

Pjesë nga Dosja

Më 19 maj 2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Blerim Abazi dhe ky i fundit i jep informacion për lokalizimin e Durim Bamit dhe lidhjet e tij, duke shkruar: “Sot kam qit nipin me pa se ku rrin, ose tek Elda ose te Kastrati janë pikat kyge. Aty ndihet i sigurtë. Neve na duhet një aty afër shtëpisë së tij. Bedriu i vogël i qet në prit por lek. Por nuk e di kë mi fut. Po ta shofim a del, mos të rrim kot. Po pra, se ai rrin shumë mbyll. Kshu më pëlqen mos i zëm të dy në një makin. Aty i djegim ne, kemi kohë sa duash, na shef zoti.”

Më 20 maj 2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Blerim Abazi dhe ky i fundit i jep informacion për lokalizimin e Durim Bamit. Abazi gjithashtu i tregon Ndokës vende ku mund të realizohet pritë dhe vendin ku mund të fshehin automjetin që do të përdoret për vrasjen. Ai shkruan: “Ne Urë të Gjoles kemi një shtëpi për ma e ruajt përballë Eldës kur vjen 3 minuta larg, është në anësore. Po aty me vepru shpejt. Makinë kur të don me armë, te garazhi im. Po krym pun me atë gru qim Du (Durim Bami) të tjerët vdesin vetë. Na thuj kur ke kohë, të vijm ne 4 vëllezërit aty, pim dicka. Po nga kodra sipër e kap thu në oborr me snaiper. Kemi edhe një rrugë të mirë që të nxjerr te Ura e Gjoles në Thumanë.”

Më 21 maj 2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Arian Tuku, i cili i ankohet për shtetasin Samuel Ndoka (nipi i Arben Ndokës) sepse po flet shumë dhe u ka treguar personave të ndryshëm që është duke marrë informacion nga shtetasi Emiljano Shullazi në lidhje me lokalizimin e shtetasit Durim Bami. Arian Tuku shkruan: “Nipi, palla si mban gja goja i ka thënë ‘kapeles'”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT