14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Skandali i infektimit të gjakut: Hetimi zbulon mbi mbulimin me dekada të infektimit të 30 mijë njerzve

Një hetim i publikuar sot zbulon se të gjithë ata në pozita pushteti kanë fshehur skandalin për dekada me radhë, shkruan rrjeti vendas The Sun.

Politikanët, doktorët dhe sistemi shëndetësor kanë bërë mbi mbulim “të fshehtë e drithërues” të skandalit, ku më shumë se 30,000 njerëz në Britani janë infektuar me sëmundje të pashërueshme gjaku, thuhet në hetim.

Ndërsa zyrtarët kishin gënjyer për vite me radhë për rreziqet e pranimit të gjakut të të burgosurve ose të droguarve, teksa pacientët u infektuan me HIV ose hepatit prej gabimit mjekësor.

Më shumë se 3,000 njerëz kanë vdekur tashmë të infektuar me HIV ose hepatit C në skandalin vrasës të viteve 1980-të kur morën transfuzione ose produkte gjaku nga sistemi shëndetësor britanik.

Sot, pritej që kryeministri Rishi Sunak të kërkonte ndjesë ndaj viktimave të skandalit, pasi hetimi i gjykatësit Sir Brian Langstaff konkludoi se ata në pushtet, si në qeveri dhe në sistemin shëndetësor, kanë keqinformuar qëllimisht publikun.

Pacientëve me sëmundje gjaku si hemofilia iu dhanë trajtime me gjak nga të burgosurish ose të droguar për vite me radhë, edhe pse ekspertët e kuptuan se ishte i rrezikshëm.

Edhe në SHBA, të burgosurve u jepeshin para për të dhuruar gjak, megjithse kishin sëmundje si hepatit C e HIV. Doktorët në Britani nuk tregonin për rreziqet e kësaj procedure dhe i injektonin pacientët, shumica e të cilëve ishin të rinj e adoleshentë.

Duke dënuar vendimet e zyrtarëve asokohe, Sir Brian tha: “Teksa qeveria hezitonte për skandalin, ata të infektuar me AIDS nga transfuzionet, vuanin dhe vdisnin”.

Sistemi shëndetësor britanik nuk fliste deh kur u kuptua se pacientët me hemofili dhe sëmundje të tjera po trajtoheshin me gjak të infektuar me HIV e hepatit. Hetimi zbuloi se edhe shërbimet e gjakut “reaguan ngadalë” ndaj kërcënimit të AIDS dhe bënë “shumë pak, shumë vonë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...