26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Deklaratat kontroversiale: Analisti Arjan Curi zbulon pagesat e gazetarëve nga bandat kriminale

Në një intervistë për emisionin “3D”, analisti Arjan Curi bëri deklarata të forta lidhur me të ardhurat e dy gazetarëve të njohur. Sipas Curit, një burrë dhe një grua që shfaqen në ekranet televizive tërheqin deri në 100 mijë euro për të shërbyer bandave kriminale.

Curi gjithashtu komentoi operacionin “Metamorfoza”, duke thënë se sipas tij, figurat kryesore të organizatës kanë larguar. Ai theksoi se ky operacion ka për qëllim kapjen e figurave kryesore të përfshira në krim, politikë dhe median, duke përmendur se dy gazetarë të njohur janë të implikuar në marrjen e pagesave për të ndryshuar lajmet në favor të bandave kriminale.

Curi shprehu se ky fenomen nuk është lokal, duke shtuar se gazetarët marrin pagesa nga vende si Belgjika dhe Franca për të shërbyer interesave të bandave. Këto deklarata të Curit janë shoqëruar me debate dhe polemika të forta në opinionin publik.

“Gjatë këtij operacioni, kokat më të mëdha kanë ikur dhe kanë akoma një histori të dytë që mund të ndodhi që kokat më të mëdha të kësaj 50-çes që është kërkuar për tu arrestuar, që janë deputetë. Pse u quajt Metamorfoza 3 sepse janë të përfshira 3 këmbë sikurse krimi, politika dhe media.“Gjatë këtij operacioni, kokat më të mëdha kanë ikur dhe kanë akoma një histori të dytë që mund të ndodhi që kokat më të mëdha të kësaj 50-çes që është kërkuar për tu arrestuar, që janë deputetë. Pse u quajt Metamorfoza 3 sepse janë të përfshira 3 këmbë sikurse krimi, politika dhe media.
Dy gazetarë shumë të famshëm dhe të rëndësishëm që i kemi çdo ditë në ekranet tona, një burrë dhe një grua, dalin dhe marrin pagesa deri në 100 mijë euro për të dhënë ose lajme në favor të njërës bande ose tjetrës ose për të devijuar vëmendjen e policisë duke dhënë vendndodhje të ndryshme për kriminelët.

Ka fletë të ardhura nga Belgjika dhe Franca ku flasin këta gazetarë me pagesa për tu bërë shërbime ndaj bandave”, tha Curi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...