20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Protesta e tetë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit përfundon me tensione dhe dhunë

Protesta e tetë e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, së bashku me Rithemelimin dhe Partinë e Lirisë (PL), përpara Bashkisë së Tiranës, u shoqërua me tensione dhe dhunë. Protestuesit, të cilët numëroheshin me gishtat e dorës, hodhën tymuese dhe disa molotovë drejt godinës së bashkisë, e cila edhe këtë të martë ishte e rrethuar nga forca të shumta policore.

Ndryshe nga protestat e mëparshme, ku pjesëmarrja ishte më e madhe, kësaj here as militantët më besnikë nuk ishin të pranishëm. Protestuesit kërkuan sërish dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas arrestimit të disa drejtorëve dhe ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës.

Kujtojmë se për protestën e shtatë, e cila u mbajt javën e kaluar, Policia e Tiranës ka nisur hetimet në gjendje të lirë ndaj 12 personave për episode dhune. Përfaqësuesja zyrtare e marrjes së lejes në polici për protestën, Adriana Kalaja, akuzohet për veprën penale “thirrje publike për veprime të dhunshme”. Sali Lushaj, ish-truproja i Sali Berishës, Tedi Blushi i Partisë së Lirisë, Klevis Balliu i Rithemelimit dhe Besart Xhaferri, kreu i FRPD, po hetohen për veprat penale “prishje e qetësisë publike” dhe “shkatërrim i pronës”.

Protestat për dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj kanë përshkallëzuar shpesh në dhunë, me disa protestues të arrestuar për hedhjen e bombave molotov, të cilat rrezikuan jetën e efektivëve të policisë. Një nga qëllimet e këtyre protestave, siç është trumbetuar nëpër fjalime dhe me pankartat e përdorura, është lirimi i Sali Berishës nga arresti i shtëpisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...