22.5 C
Tiranë
Tuesday, September 24, 2024
spot_img

“Trape”/Giorgia Meloni dhe Vincenzo De Luca takohen për herë të parë pas komentit fyes të shkurtit

President De Luca, unë jam ajo trapja Meloni. Si jeni?” – me këto fjalë iu drejtua Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, presidentit të rajonit të Campania, Vincenzo De Luca, duke e përshëndetur dhe duke i dhënë dorën. Ndërsa, ai iu përgjigj: “Mirë se erdhe.”

Ky takim shënoi herën e parë që dy politikanët takoheshin pas incidentit në shkurt, kur De Luca e quajti Meloni “trape” gjatë një bisede me gazetarë në Romë. Komentet e tij erdhën ndërsa ai diskutonte çështjen e autonomisë lokale dhe zhbllokimin e disa fondeve. Meloni iu përgjigj atëherë me një mesazh duke thënë se De Luca “duhet të punojë në vend që të protestojë,” ndërsa De Luca e pasoi me një fyerje të drejtpërdrejtë duke e quajtur ‘trape’.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT