33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Arrestohen 2 persona në Vlorë për vjedhje karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi

Dy persona janë arrestuar në Vlorë për vjedhjen e një sasie karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi. Pas kallëzimit të rastit në Komisariatin e Vlorës, u bë e mundur identifikimi dhe arrestimi i dy personave të dyshuar: S.M., 65 vjeç, dhe M.K., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit për vjedhjen e karburantit nga kamioni i një firme ndërtimi, kryen të gjitha veprimet hetimore dhe, bazuar në provat e siguruara, finalizuan operacionin policor të koduar ‘Storm 21’. Si rezultat, u identifikuan dhe arrestuan autorët e dyshuar të vjedhjes, shtetasit S. M., 65 vjeç, dhe M. K., 26 vjeç,” thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Hetimi zbuloi se S.M., ishte punonjës i firmës dhe shoferi i kamionit nga i cili vidhej karburanti në bashkëpunim me M.K. Policia, me arrestimin e tyre, përfundoi operacionin ‘Storm 21’, ndërsa materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...