Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat para fillimit të Kuvendit, akuzoi kryeministrin Rama për iniciativën e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, e cila e cilësoi si një manovër elektorale.
Basha theksoi se PD nuk do të bëhet pjesë e lojërave të kryeministrit Rama dhe se nuk ka vullnet për të luftuar korrupsionin.
Ai shprehu përgjigjen e PD-së ndaj SPAK-ut, duke propozuar amendamente që fuqizojnë institucionin, por akuzoi qeverinë për mosfuqizimin e tij.
Kreu i PD-së shprehu përgjigjen e tij ndaj akuzave për mungesë të veprimeve reale, duke thënë se PD flet me vepra dhe ka propozime konkrete për të luftuar korrupsionin dhe për të fuqizuar institucionet.
“Është një manovër e pastër elektorale. Një Komision që nuk është Komision, ku emrat janë të përcaktuar, vetëm për t’u përpjekur për të shplarë aferat korruptive të kësaj qeverie. Nëse duan të mbështesin SPAK-un, kanë gati amendamentet e partisë demokratike. Dhe në fakt, sot shqiptarët meritojnë një përgjigje: pse Edi Rama, pse kjo qeveri, pse ky Parlament mban të bllokuar në Kuvendin e Shqipërisë propozimet e PD për të ndihmuar SPAK-un me burime njerëzore dhe me infrastrukturën e nevojshme ligjore. Përgjigjja ndaj kësaj pyetje është e qartë. Ndryshe nga çthotë, kjo mazhorancë nuk ka asnjë interes të fuqizojë, apo të ndihmojë institucionalisht, financiarisht dhe nga pikpamja e kompetencave ligjore SPAK. Por po bëjnë gjithçka për ta dobësuar atë, për ta rrethuar atë, për ta goditur atë, për ta intimiduar atë. Atrsyeja po kështu është e thjesht, nuk ka arsye për SPAK-un të ekzistojë, nëse nuk do të kishim korrupsionin e Edi Ramës. Pa korrupsionin e Edi Ramës, të qeverisë së tij, të kryebashkiakëve të tij, nuk do të kishte pasur nevojë për SPAK. SPAK ka lindur si nevojë për shkak të korrupsionit të kësaj qeverie.
Ndaj, kjo qeveri, ky kryeministër dhe SPAK, janë në antagonizëm të natyrshëm me njëri tjetrin. Megjithatë, që të mos duket sikur si opozitë jemi vetëm në rafshin e denoncimit, ne kemi bërë një propozim konkret: Votoni amendamentet për SPAK-un. Janë në Kuvendin e Shqipërisë, futeni në Komisionin e Ligjeve, silleni në Kuvend dhe jemi gatitë bashkojmë votat me Partinë Socialiste për të votuar amendamentet që fuqizojnë SPAK-un, fuqizojnë luftën kundër korrupsionit. Por siç e thash kjo nuk ndodh për një arsye të thjesht, duhet t’i themi, duhet t’i qërojmë gjërat për shqiptarët. Po most ë ishte për korrupsionin e kësaj qeverie, nuk do të kishte pasur nevojë për SPAK. SPAK ka lindur si nevojë për shkak të korrupsionit të kësaj qeverie, jo për shkak të kësaj qeverie. E njëjta gjë sa i takon reformës zgjedhore, ne jemi 10 muaj para zgjedhjeve. Kanë 3 muaj që kanë ndërprerë në mënyrë të njëanshme punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Kanë 3 muaj që nuk bëjnë asnjë transparencë në raport me kërkesat dhe me amendamentet e opozitës që nga listat e hapura, vota e diasporës, votimin elektronik dhe barazinë e votës. Pra, është e qartë që thelbi i luftës kundër korrupsionit që është fuqizimi i votës së qytetarëve, po kështu perceptohet në mënyrë negative nga kjo qeveri. Të vijmë te një tjetër propozim konkret, heqja e imunitetit për parlamentarët