10.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Saimir Vishaj ngre zërin për dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi: “Kur preket një avokat, preket shteti”

Kreu i Avokatëve Penalist, Saimir Vishaj, mbajti një prononcim për mediat pranë ambienteve të SPAK, duke shprehur indinjatën dhe shqetësimin për aktin e dhunshëm ndaj avokat Sokol Mëngjesit në kryeqytet.

Vishaj e vlerësoi Mëngjesin si një prej avokatëve më të mirë në sistemin e drejtësisë shqiptare dhe tha se dhuna ndaj tij përfaqëson një sulm ndaj shtetit: “‘Kur preket një avokat preket shteti. Ashtu sikurse kur preket një punonjës policie të gjithë duhet të ngrihen në këmbë, për një shërbim si avokatia. Pa avokati nuk ka drejtësi.”

Në këtë kontekst, ai bëri thirrje për një reagim të fortë të institucioneve shtetërore për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e avokatëve: “Kemi një heshtje të organeve mbase mbajnë sytë tek qielli. U them pjesëtarëve të institucioneve shtetërore të luten bashkë me ne që shoku jonë të dalë nga koma. Kanë dashur të vrasin një nga avokatët më të mirë që ka pasur sistemi i drejtësisë.”

Kjo reagim i fortë nga Kreu i Avokatëve Penalist shpreh solidaritetin dhe përkushtimin e komunitetit të avokatëve për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së tyre, duke theksuar se ata luajnë një rol të rëndësishëm në sigurimin e drejtësisë dhe ligjit në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...