36 C
Tiranë
Friday, July 17, 2026

Arrestohen anëtarët e grupit famëkeq ‘Albkings’ që shpërndante foto intime në Telegram

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se janë arrestuar të gjithë pjesëtarët e grupit famëkeq ‘Albkings’, i cili funksiononte në rrjetin social Telegram dhe shpërndante foto intime të personave të ndryshëm, me qëllim shqetësimin dhe ngacmimin seksual.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore, Zejnullah Gashi, në një konferencë për media, teksa njoftoi arrestimin e 7 personave, pjesë e grupit përgjegjës për veprat penale të vjedhjes së identitetit dhe publikimit të kredencialeve, tha se ka gjasa që të zgjerohen hetimet edhe sa i përket personave që do të ndiqen edhe për veprat penale të mëtejshme.

“Ju njoftoj se prokuroria, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arritur me sukses të gjurmonte, zbulonte dhe të arrestonte të gjithë kryesit e veprave penale të vjedhjes së identitetit dhe kredencialeve. Marrë parasysh se jemi duke hetuar ende, kërkojmë që të kurseheni sa i përket pyetjeve, pasi që mund të cenojmë konfidencialitetin dhe integritetin e hetimeve. Ka gjasa që të zgjerohen hetimet edhe sa i përket personave të tjerë,” tha Gashi.

Përveç administratorit të parë, është arrestuar edhe administratorja femër e grupit. Prokurorja e rastit, Erza Bajrami-Kastrati, bëri me dije se grupi është mbyllur përfundimisht.

“Kemi arritur që këtë grup ta mbyllim përfundimisht. Kemi arritur t’i arrestonim shtatë persona që dyshohet se janë përfshirë në këtë rast,” ka thënë ajo.

Grupi “Albkings” në rrjetin “Telegram” brenda një kohe të shkurtër u kthye në një tmerr për gratë dhe vajzat, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, teksa aty shpërndaheshin foto dhe video intime të tyre, përfshirë dhe numra celulari. Për grupe të tilla, hetime po kryhen edhe në Tiranë nga Krimi Kibernetik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trup i pajetë në Liqenin e Thatë në Tiranë/ Polumbarët e RENEA-s nxjerrin nga...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku një grua rreth 45-vjeçe dyshohet se...

Operacioni “Kalibri” në Shkodër/ Arrestohet 21-vjeçari, në banesë i gjenden 4 armë zjarri dhe...

0
Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Kalibri”, në kuadër të të cilit është arrestuar një 21-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesën e...

Protesta para Kryeministrisë hyn në ditën e 47-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës: “Nuk...

0
Qytetarët do të mblidhen këtë të enjte në bulevardin përpara Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 47-të të protestës së tyre me kërkesën për largimin...

PD përmbyll ristrukturimin e partisë/ Zgjidhen nënkryetarët e rinj, Flamur Noka mbetet Sekretar i...

0
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të strukturave drejtuese të partisë, duke zgjedhur tre nënkryetarët e rinj, Sekretariatin e ri...

“Me Berishën nuk fitohet”, Alesia Balliu kritikon procesin në PD: “Partia ka nevojë për...

0
Ish-kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Alesia Balliu, ka kritikuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, duke deklaruar se forca politike ka...