25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

‘E gjithë historia e PD-së është si te filmi ‘Vdekja e Kalit’ , Petro Koçi: E njëjta dorë bëri 14 shtatorin dhe…

Deputeti socialist Petro Koçi mbajti fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, duke kujtuar dhunën e Sali Berishës në zgjedhjet e 1996 dhe duke e krahasuar atë me ngjarjen e fundit ku u hodh një molotov në protestën e opozitës para bashkisë, duke rrezikuar jetën e gazetarëve.

“Vdekja e kalit”, siç e quajti ai, është një histori që ka filluar në zgjedhjet e vitit 1996, kur Sali Berisha drejtonte opozitën. Në atë kohë, historia u shndërrua në një tragjedi ku komisarët politikë u shndërruan në shefat politikë të opozitës, duke përfshirë një ekstremist ideologjik që vazhdon të jetë në pushtet edhe sot.

‘E gjithë historia e PD-së është si te filmi ‘Vdekja e Kalit’ ku komisari politik u shndërrua në shef politik të opozitës së atëhershme,. Një ekstremist ideologjik që i tillë mbeti edhe pasi u ndryshua edhe forma e regjimit. Dje ka qenë 29 maj. 30 vjet më parë ka ndodhur masakra e Libofshës, ku falangat e bandave të Fierit të strukturuara në shtabin elektoral të Partisë Demokratike masakruan gjithë komisionerët e PS-së, njerëzit e thjeshtë, burra apo gra, të cilët jo vetëm pësuan fyerje të dinjitetit të tyre por edhe gjithë procesi u shndërrua në një falsifikim të pistë, të ndyrë elektoral duke vjedhur të gjitha votat dhe duke kthyer rezultatin e përgjakur në disa proces verbale.

Është e njëjta dorë që bëri 14 shtatorin, është e njëjta dorë që bëri 21 janarin. Është e njëjta dorë që hodhi molotovin pardje, e njëjta dorë dhe vazhdon komunisti i Partisë së Punës të jetë lideri shpirtëror gjoja i Partisë Demokratike edhe sot në vitin 2024. Jam dakord që lufta e klasave ka qenë një luftë e padenjë për një shoqëri civile. Janë masakruar njerëz, janë vrarë. Por edhe lufta antikomuniste e klasave ka qenë e padenjë.

Dua tju kujtoj se para pak kohësh ju fik jeta, gazetarit Zamir Dule. Gazetari u masakrua nga regjimi i Berishës dhe pasojat e atij masakrimi e çuan të humb jetë në një moshë relativisht të re. Por fati i tij është edhe i Remzi Hoxhës, dua të kujtoj vëzhguesit dhe komisionerët e PS në të gjithë vendin në vitin 96.’, deklaroi deputeti Petro Koçi nga foltorja e parlamentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...