Moti i kthjellët do të dominojë vendin tonë deri pas mesditës, kur në zonat malore veriore dhe Juglindore do ketë kalime vranësirash duke rrezikuar ndonjë shi të papërfillshëm. Parashikohet që mbrëmja të ri-kthej kthjellimet.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 21°C, në zonat e ulëta nga 16ºC në 29°C dhe në zonat bregdetare nga 18°C në 30°C.
Era do të jetë në drejtim Verior ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.