25.8 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Drama pas Big Brother: Romeo i mërzitur me produksionin pasi doli i treti, heq Ledionin nga rrjetet

Ndonëse si Romeo dhe Ledioni kanë pasur raporte të mira me njëri-tjetrin, pas finales së “Big Brother” diçka ka ndodhur dhe dy djemtë nuk e ndjekin më njëritjetrin. Nga ana tjetër, aktori vijon të ndjekë motrat Hoxha, duke na zbuluar se hatërmbetja ka qenë vetëm me moderatorin e këtij formati. Që pas përfundimit të spektaklit, Romeo jo vetëm që ka munguar në festat dhe post-”Big Brother”, por edhe në intervistat televizive, të cilat i ka pjesë të kontratës për t’i ndjekur.

Nëse rikthehemi pak vite më parë, kjo arratisje i ngjason asaj të vëllait të tij, Donaldit. Kur Donaldi u rendit i dyti, pas Ilirit, ai refuzoi të ishte pjesë e post-”Big Brother” dhe e daljeve televizive. Edhe në festën e organizuar, Donaldi erdhi pas disa orësh, ku edhe qëndroi i maskuar si Spiderman. Në atë kohë, Donaldi shprehej nëpër miq i zhgënjyer për faktin se nuk i ishte dhënë çmimi parë. Duket se të njëjtën pakënaqësi ka edhe binjaku i tij, Romeo. Pas përfundimit të spektaklit, ai është larguar së bashku me Donaldin, duke preferuar që të distancohen nga gjithçka çfarë po ndodhte pas spektaklit. Edhe në rrjetet sociale, deri më tani, ai ka zgjedhur të heshtë, duke mos folur për arsyet e këtij distancimi.

Por duket se ‘inati’ i aktorit është pikërisht me Ledionin, i cili nga ana tjetër ka vendosur që thjesht ta largojë nga “Instagram”-i, duke zgjedhur të mos flasë më për atë çfarë ndodhi me ish-mikun e tij.

Por teksa raportet me shtëpinë e tij mediatike nuk janë në ditët më të mira, dashuria po shkon perfekt për Romeon dhe Heidin. Dyshja u kanë dhënë fund aludimeve se nuk janë më bashkë, pasi aktori nuk e shoqëroi të dashurën e tij në festën pas përfundimit të BBV, si edhe mungoi në post-”Big Brother”.

Ka qenë Heidi, ajo e cila përmes një postimi në “Instagram” ka ndarë momente nga dhoma e tyre e gjumit, teksa Romeo i bie pianos. “Je shumë i mirë! E bërë shumë mirë”, dëgjohet t’i thotë ajo Romeos, ndërsa ky i fundit u shpreh se “e bëra keq, do e bëj edhe njëherë”.

Heidi Baçi ka treguar se po planifikon të jetojë në Shqipëri për të shijuar lidhjen e saj të dashurisë me aktorin, Romeo Veshaj. Ajo ka treguar se pas përfundimit të “Big Brother VIP” raporti mes tyre është i shkëlqyeshëm, duke theksuar se po jetojnë momentet e privatësisë që i munguan në kamera.

Raporti ynë është shkëlqyeshëm, jemi shumë mirë. Po jetojmë më në fund ato momentet tona të privatësisë që na kishin munguar shumë. Unë duhet t’i jap drejtim sepse personi që ka rrënjët në Itali jam unë, tani duhet t’i vendos në vijë gjërat, do të spostohem këtej. Avash-avash të dy bashkë do t’ia dalim. Do të vij këtej, absolutisht po. Nuk shoh zgjidhje tjetër, por më pëlqen Shqipëria. Pse jo. Nuk është diskutuar që të vijë Romeo në Itali, por për momentin është Shqipëria. Do të kisha pasur qejf, do t’i them. Ndoshta do të bëjmë pak këtej dhe pak andej në fillim. Disa ditë pushime do t’i marrim, të rrimë larg, vetëm të dalim në rrugë rehat. Kemi nevojë”, – tha Heidi Baçi.

Pyetjes nëse ka plane për fëmijë, ajo iu përgjigj: “Do t’i doja shumë, por dua ta shijojmë pak njëri-tjetrin. Të shijojmë këto momente, pastaj do të shohim”.Teksa Heidi tashmë duket një hap më pranë një karrierë të re në televizion, Romeo duket një hap më larg asaj, që për disa vite ka qenë shtëpia e tij mediatike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...