12.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Vendosi te djeg trupi e të atit në oborrin e shtëpisë, detaje të reja nga ngjarja makabre në Greqi

Detaje të tjera tronditëse janë zbuluar në lidhje me ngjarjen makabre të ndodhur në Greqi, kur djali ka djegur të atin. Dyshohet se i moshuari kishte ndërruar jetë që në muajin shkurt.

57-vjeçari ka treguar se arsyeja se përse e ka djegur trupin e pajetë të të atit, ka qenë se nuk e duronte dot më aromën e keqe që vinte nga trupi i dekompozuar.

“Nuk mund ta duroja më erën dhe më duhej ta digjja. I moshuari kishte vdekur që në muajin shkurt, por nuk kisha para për ta varrosur, ndaj duhej ta digjte. Unë nuk e copëtova. Ndërsa e mbaja me dyshek, disa pjesë u shkëputën nga trupi”, tha ai në rrëfimin e tij.

Ndërkohë pranë shtëpisë ku u gjet dje i djeguri, në një kosh plehrash janë gjetur një kokë dhe këmbë. Informacionet sugjerojnë se këto mund të jenë pjesë njerëzore që i përkasin të moshuarit.

Ekzaminimi mjekoligjor pritet të zbardhë rastin misterioz.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT