26.5 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Aksident i rëndë në Sukth: 21-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Kullë, Sukth, ku një automjet i drejtuar nga një shtetas 48-vjeçar ka përplasur një motomjet të drejtuar nga një 21-vjeçar. Si pasojë e këtij aksidenti, 21-vjeçari ka përfunduar në Spitalin e Traumës, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat.

Rreth orës 20:25, në fshatin Kullë, Sukth, automjeti me drejtues shtetasin B. H., 48 vjeç, është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi M. H., 21 vjeç. I riu është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...