7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Shuan zërat për krisje mardhëniesh/Albin Kurti: Bashkëpunim i ngushtë me presidenten Osmani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ka një bashkëpunim të ngushtë me presidenten Vjosa Osmani, edhe pse ndonjëherë ka dallime dhe diskutime midis tyre. Sipas tij, këto mosmarrëveshje janë të natyrshme dhe të tejkalueshme. “Ne kemi bashkëpunim të ngushtë. Kjo nuk do të thotë se edhe me kryeparlamentarin Konjufca dhe ministren e jashtme Gërvalla dhe presidenten Osmani nuk kemi pasur diskutime dhe ndonjëherë dallime. Por nuk besoj se ka të tilla të cilat janë të patejkalueshme”, tha Kurti.

Në një deklaratë për gazetarët pas kthimit nga vizita e tij në Turqi, Kurti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me korporatën turke Baykar, e cila prodhon dronët “Bayraktar”, për blerjen e armatimit për Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK). “Unë bashkëpunoj shumë ngushtë për të gjitha blerjet ushtarake me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe me komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin. Sigurisht se ne do të vazhdojmë me pajisje moderne për ushtrinë tonë,” tha ai.

Kurti vuri në dukje se kanë dyfishuar shpenzimet për mbrojtje, trefishuar buxhetin për armatim dhe katërfishuar fondet për trajnime jashtë vendit. Ai e cilësoi korporatën Baykar si një partner të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të ushtrisë së Kosovës. “Korporata Baykar që prodhon dronin Bayraktar padyshim se është një adresë e duhur që duhet të kemi përherë parasysh për zhvillimin e mëtutjeshëm të ushtrisë sonë. Por çfarë pajisjesh, kur do t’i blejmë dhe sa? Kjo mund të merret vesh në të ardhmen,” përfundoi Kurti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...