9.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Policisë kthehen për dëshmi në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS

“Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku u rikthyen në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS për të dytën herë, për të dëshmuar para deputetëve tashmë të pajisur me certifikata të përkohshme sigurie, në kuadër të hetimit parlamentar për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS.

Dëshmia e Ballës zgjati për rreth 3 orë e 10 minuta, ndërsa Rrumbullaku po dëshmon me dyer të mbyllura dhe jashtë syrit të medias që prej orës 19:30.

Mbledhja me dyer të mbyllura u kërkua fillimisht nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, e më tej edhe nga Drejtori i Policisë Rrumbullaku, që tha se dëshmia e tij përfshinte sekrete hetimore. ‘I qëndroj deklarimit që dëshmia ime, përben sekret, për arsye qe do i shpjegoj pas vendimit te këtij komisioni.’– tha Rrumbullaku.

‘E vlerësoj qëndrimit tuaj, siç duhet të ishte edhe për Ervin Muçën, që u emërua pa certifikatë sigurie. Kush do që mbledhja të bëhet në terr si ndërhyrja në sistemin Tims?’- tha Salianji.

Vendimi për të mbyllur dyert, u parapri nga debate të ashpra.

‘Po tentoni ta ktheni në gjyq popullor!’- tha Toni Gogu.

‘I keni bërë kërkesa Kuvendit, shpresoj të mos jenë truke për të penguar procesin, e dhimbshme që një parti politike doni të bojkotoni komisionin siç bëtë herën e kaluar. Kështu që kërkesat e mia si kryetar i komisionit me qejf do i ishin drejtuar komuniteteve fetare për t’ia mbajtur gjithsecilit mendjen në vend dhe lutje zotit që të jeni në këtë mbledhje më të qetë dhe të jeni në anën ligjit e moralit dhe jo të kundërt.’– tha Salianji.

Salianji pati akuza për socialistët se po tentojnë të fshehin të vërtetën e rrjedhjes së informacioneve sistemi TIMS.

‘Shou televiziv këtu? S’janë shoq këto janë transparencë për qelbëzimin dhe kalbërimin e kësaj qeveria, si hapur, si mbyllur do i shkojmë deri në fund hetimit.’-
u shpreh Salianji.

Edhe 2 javë më parë, konkretisht më 15 maj, Balla, Rrumbullaku e Muça dëshmuan para deputetëve në Komisionin Hetimor të TIMS.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...