14.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Arsye personale! Jep dorëheqjen Kryetarja e komanduar e Bashkisë Himarë

Blerina Bala, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Himarës, ka dhënë dorëheqjen nga detyra për arsye personale. Bala mori detyrën pas arrestimit të ish-kryetarit Jorgo Goro për shpërdorim dhe ndërkohë që kryetari i zgjedhur nga gara e 14 majit, Fredi Beleri, ndodhet në burg për blerje votash.

Blerina Bala, e cila më parë ishte nënkryetare e bashkisë, qëndroi në postin e kryetares së komanduar për një periudhë të shkurtër.

Deklarata e Dorëheqjes së Blerina Balës:

Të nderuar banorë të Himarës!

Të nderuar anëtarë të Këshillit Bashkiak Himarë!

Ndjehem e nderuar dhe e privilegjuar që mu dha mundësia të drejtoja Bashkinë Himarë për këtë periudhë aq sa të vështirë dhe të mrekullueshme për mua.

Gjatë kësaj kohe jam përpjekur të punoj me përkushtim dhe e palëkundur, për të ruajtur dhe zgjidhur çështjet që janë paraqitur para meje.

Sidoqoftë për shkaqe personale që kërkojnë kohën dhe vëmendjen time të plotë, me keqardhje ju njoftoj pamundësinë time për të vazhduar detyrën e Kryetares së Bashkisë Himarë që mu besua dhe nga Këshilli Bashkiak Himarë.

Me këtë letër, sot zyrtarisht paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga pozicioni i Kryetares së Bashkisë Himarë.

Dua të shpreh falenderimet dhe mirënjohjen më të thellë stafit të Bashkisë Himarë, Këshillit Bashkiak Himarë dhe çdo banori të Himarës për mbështetjen dhe për vlerat njerëzore që kemi ndarë gjatë kësaj periudhe.

Përulësisht kërkoj të pranoni mirënjohjen time të sinqertë, për bashkëpunimin dhe për çdo gjë që kemi arritur së bashku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...