11.5 C
Tiranë
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Rama dhe Meloni: Përballja me sulmet mbi marrëveshjen për emigrantët dhe deklaratat e Rai3

Në konferencën për shtyp me kryeministren italiane Giorgia Meloni, kryeministri Edi Rama adresoi sulmet ndaj marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për akomodimin e emigrantëve, duke i cilësuar ato si të motivuara politikisht dhe të bëra në kurriz të shqiptarëve.

Rama theksoi se Shqipëria nuk ka mafie të ngjashme me Camorra-n apo Cosa Nostra-n, duke iu përgjigjur dokumentarëve të Rai3 që portretizonin Shqipërinë si një “narkoshtet”. Ai citonte kreun e SPAK, duke thënë se në Shqipëri nuk ekzistojnë struktura të ngjashme me organizatat mafioze italiane.

“Sigurisht që veprojnë grupe kriminaliteti, por sipas SPAK, nuk ekzistojnë premisat për të folur për një mafie shqiptare, një term i përdorur për të hedhur baltë mbi Shqipërinë. Grupi kriminal shqiptar nuk ka hierarki të ngjashme me ato të organizatave si Ndrangheta apo Camorra, por veprojnë në rrethe të ngushta familjare apo shoqërore,” deklaroi Rama.

Rama shprehu trishtim për gjysmë të vërtetat e shpërndara me qëllim sulmimin e marrëveshjes së firmosur me Italinë në luftën kundër migracionit të paligjshëm. “Me qëllim fare të qartë për të sulmuar marrëveshjen mes dy qeverive, ata që e kanë bërë këtë kanë shndërruar të drejtën demokratike për të kundërshtuar në një abuzim të pushtetit të katërt, në kurriz të shqiptarëve,” tha ai.

Krenaria për Mbështetjen ndaj Italisë

Rama dhe Meloni inspektuan qendrat e pritjes për emigrantët në Shëngjin dhe Gjadër. Rama e quajti marrëveshjen një akt zemre dhe një tregues të miqësisë strategjike mes dy vendeve, pa kërkuar asnjë kompensim financiar. “Shqipëria ndihet krenare për ndihmën që i dha Italisë,” theksoi Rama.

Kryeministrja Meloni falenderoi Shqipërinë për ndihmën dhe shpresoi që ky bashkëpunim të shërbejë si një shembull për Bashkimin Europian. Ajo e cilësoi sulmin e Rai3 si një fushatë denigruese të pamerituar, duke lënë të kuptohet se shënjestra e vërtetë ishin ajo dhe qeveria italiane, në kuadër të zgjedhjeve për Parlamentin Europian.

Inspektimi dhe Planifikimi

Delegacionet e të dy kryeministrave inspektuan qendrën e pritjes në Shëngjin dhe punimet në Gjadër. Meloni parashikoi se qendrat do të jenë gati më 1 gusht 2024 dhe do të kenë kapacitet deri në 3,000 persona. Ajo theksoi se vonesat janë për shkak të terrenit të vështirë në Gjadër, por qendrat do të shërbejnë edhe për të adresuar problemet e emigracionit që prej vitit 1991.

“134 milionë euro në vit përbëjnë 7.5% të trajtimit të emigrantëve në territorin kombëtar. Nuk po bëjmë kosto, por investim,” deklaroi Meloni.

Kryeministrja italiane mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza” dhe inspektoi punimet në Gjadër me helikopter, ndërsa delegacioni shqiptar udhëtoi me makinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT