34.6 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Rama dhe Meloni: Sulmet mediatike dhe mbështetja për marrëveshjen për emigrantët

Në konferencën për shtyp me kryeministren italiane Giorgia Meloni, kryeministri Edi Rama adresoi sulmet ndaj marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për akomodimin e emigrantëve, duke i cilësuar ato si të motivuara politikisht dhe të bëra në kurriz të shqiptarëve.

Rama theksoi se Shqipëria nuk ka mafie të ngjashme me Camorra-n apo Cosa Nostra-n, duke iu përgjigjur dokumentarëve të Rai3 që portretizonin Shqipërinë si një “narkoshtet”. Ai citonte kreun e SPAK, duke thënë se në Shqipëri nuk ekzistojnë struktura të ngjashme me organizatat mafioze italiane.

“Sigurisht që veprojnë grupe kriminaliteti, por sipas SPAK, nuk ekzistojnë premisat për të folur për një mafie shqiptare, një term i përdorur për të hedhur baltë mbi Shqipërinë. Grupi kriminal shqiptar nuk ka hierarki të ngjashme me ato të organizatave si Ndrangheta apo Camorra, por veprojnë në rrethe të ngushta familjare apo shoqërore,” deklaroi Rama.

Rama shprehu trishtim për gjysmë të vërtetat e shpërndara me qëllim sulmimin e marrëveshjes së firmosur me Italinë në luftën kundër migracionit të paligjshëm. “Me qëllim fare të qartë për të sulmuar marrëveshjen mes dy qeverive, ata që e kanë bërë këtë kanë shndërruar të drejtën demokratike për të kundërshtuar në një abuzim të pushtetit të katërt, në kurriz të shqiptarëve,” tha ai.

**Krenaria për Mbështetjen ndaj Italisë**

Rama dhe Meloni inspektuan qendrat e pritjes për emigrantët në Shëngjin dhe Gjadër. Rama e quajti marrëveshjen një akt zemre dhe një tregues të miqësisë strategjike mes dy vendeve, pa kërkuar asnjë kompensim financiar. “Shqipëria ndihet krenare për ndihmën që i dha Italisë,” theksoi Rama.

Kryeministrja Meloni falenderoi Shqipërinë për ndihmën dhe shpresoi që ky bashkëpunim të shërbejë si një shembull për Bashkimin Europian. Ajo e cilësoi sulmin e Rai3 si një fushatë denigruese të pamerituar, duke lënë të kuptohet se shënjestra e vërtetë ishin ajo dhe qeveria italiane, në kuadër të zgjedhjeve për Parlamentin Europian.

Inspektimi dhe Planifikimi

Delegacionet e të dy kryeministrave inspektuan qendrën e pritjes në Shëngjin dhe punimet në Gjadër. Meloni parashikoi se qendrat do të jenë gati më 1 gusht 2024 dhe do të kenë kapacitet deri në 3,000 persona. Ajo theksoi se vonesat janë për shkak të terrenit të vështirë në Gjadër, por qendrat do të shërbejnë edhe për të adresuar problemet e emigracionit që prej vitit 1991.

“134 milionë euro në vit përbëjnë 7.5% të trajtimit të emigrantëve në territorin kombëtar. Nuk po bëjmë kosto, por investim,”
deklaroi Meloni.

Detajet e Marrëveshjes

Meloni bëri të ditur detaje nga menaxhimi i qendrave të pritjes së emigrantëve dhe kostot e përfshira. Shoqëria MediHospes do të ndjekë të gjithë procedurën e menaxhimit të strukturave, ndërsa transporti do të kryhet nga anije të marinës italiane dhe Guardia di Finanza.

Protokolli parashikon shpenzime prej “670 milionë euro për 5 vjet, 134 milionë në vit”, të cilat, sipas Meloni-t, korrespondojnë me 7.5% të shpenzimeve për pritjen e emigrantëve në territorin kombëtar. Ajo shpjegoi se ky investim mund të ndihmojë në parandalimin e emigrantëve të paligjshëm që të mbërrijnë në brigjet italiane dhe të luftojnë trafikun e qenieve njerëzore nga organizatat kriminale.

“Faktikisht këtë vit kemi arritur një ulje prej 60% të emigrantëve të paligjshëm që kanë mbërritur në brigjet italiane dhe si për rrjedhojë, edhe kostot janë ulur. Ne nuk po bëjmë kosto, por po bëjmë një investim,” shtoi Meloni.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...