30 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

“Jam krenar për Shqipërinë që i duhet t’i shërbejë Italisë”, Rama gjatë konferencës ne Gjadër

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministren italiane Giorgia Meloni, kryeministri Edi Rama shprehu krenarinë për Shqipërinë që i shërben Italisë dhe falënderoi Melonin për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Ai e vlerësoi Italinë si avokatin më të rëndësishëm të Shqipërisë në BE dhe shprehu mirënjohje për ndihmën e dhënë.

“Jam krenar për Shqipërinë që i duhet t’i shërbejë Italisë. Nëse ne kemi mundësinë për të qenë të dobishëm, një herë, dy, tre, ta shfrytëzojmë këtë mundësi për ta ndihmuar. Në një çast jo vetëm të vështirë për Italinë, por për të gjithë Europën, ne jemi krenarë që po japim ndihmën tonë,” theksoi Rama.

Ai pranoi se marrëveshja për emigrantët mund të jetë subjekt diskutimesh dhe kritikash, por nëse është një gabim, është një gabim i bërë me zemër, me qëllimin për të zgjidhur problemin e emigracionit në Evropë. Rama shprehu gjithashtu shqetësimin për gjysmë të vërtetat dhe gënjeshtrat e shpërndara për Shqipërinë, që kanë dëmtuar imazhin e vendit.

“Sigurisht mund të diskutojmë për çdo gjë, qoftë dhe për këtë marrëveshje që mund të jetë diçka me vlerë apo një gabim. Nëse do të jetë një gabim, të jetë një gabim i bërë me zemër, por dëshirojmë që të zgjidhet ky problem i emigracionit në Europë. Thënë kjo, shpresoj që të mund të kuptohet trazimi që kam në shpirtin tim për faktin që kam jetuar si kryeministri i këtij vendi të gjitha këto gjysma të vërteta që janë gënjeshtra të mëdha ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë.”

Rama falënderoi gjithashtu Giorgia Melonin për afeksionin dhe vullnetin e mirë që ka treguar për Shqipërinë dhe rrugëtimin e saj në BE. “Nga ana tjetër, dua të falenderoj Giorgia për të gjithë afeksionin dhe vullnetin e mirë që ka treguar për të gjithë rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Italia ka qenë avokatja e Shqipërisë në BE.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...