33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Projektligji për Kombinatin Mekanik të Poliçanit, Çupi drejtuar PS: ” Hajdut total”

Projektligji për Kombinatin Mekanik të Poliçanit, Çupi drejtuar PS: ” Hajdut total”

Seanca plenare e Kuvendit u përfshi në debate të ashpra lidhur me projektligjin

Për financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan“.

Deputetja Dhurata Çupi akuzoi qeverinë për abuzime financiare gjatë vitit 2023, duke pretenduar se letrat me vlerë janë blerë për shuma të ulëta nga qytetarët dhe më pas janë dhënë oligarkëve.

Çupi e quajti projektligjin një akt të bërë me porosi dhe i akuzoi deputetët e mazhorancës për korrupsion dhe përfitim të padrejtë.

“Ky është një ligj që thjesht ka firmosur një deputet i PS. Është një projektligj që është i porositur, zoti Braçe,” deklaroi ajo.

Ajo kritikoi mazhorancën për ndryshime të shpeshta në ligje të rëndësishme dhe për vonesën në trajtimin e çështjes së letrave me vlerë.

Ky ligj është ndryshuar rreth 8 herë dhe ajo që më bën përshtypje është se në 2023, afatet e letrave me vlerë kanë përfunduar dhe vijmë këtu 6 muaj pasi ka përfunduar afati,” theksoi Çupi.

Çupi akuzoi mazhorancën për veprime të pandershme dhe përfshirjen në praktika që favorizojnë biznesmenë të fuqishëm.

Dhe vini këtu si të pashpirt që jeni, si të pamëshirshëm dhe hajdutë total, edhe këto letrat me vlerë, ua morët letrat me vlerë qytetarët, ua bletë me 5 lekë në 2023 duke u bërë presion,” tha ajo.

Debati në Kuvend vazhdoi me shkëmbime të ashpra akuzash ndërmjet deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës, duke reflektuar tensionet e vazhdueshme politike në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...