27.5 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Rama paralajmëron reformë të administratës shtetërore në mandatin e tretë qeverisës të Partisë Socialiste

Kryeministri Edi Rama paralajmëron reformë të administratës shtetërore në mandatin e tretë qeverisës të PS, për ta “pastruar”  nga “ata që janë turpi i këtij shteti e turpi ynë në marrëdhëniet me qytetarët”.

Kryeministri Rama ka paralajmëruar spastrime në administratën publike, për të gjitha ato raste abuzive ku ka ndikim politika por edhe interesat personale.

Rama theksoi se punësimi sipas meritës dhe konkurencës dhe jo me lidhje e interesa politike në administratë, duhet të jetë një kusht i panegociueshëm për punën e secilit në këtë mandat të tretë.

“Na duhet forco e re për të realizuar revolucionin. Do pastrojmë administratën nga ata që janë turpi i shtetit, i joni, i vendit. do hapet rrugë e mundësi për çdo vajzë e djalë që do punësim. Dëshiroj shumë që të gjithë ju së bashku me mua të pedalojmë në të njëjtin drejtim, pa u lodhur dhe pa humbur durimin se askush mos të pengojë, por të kontribuojë e vullnet të mirë që administrata të çlirohet nga kthetrat e interesave politike dhe që fytyra jonë mos të njolloset në vazhdimësi, për shkak të atyre që përfitojnë nga interesat e këtyre kthetrave politike dhe s’bëjnë asgjë tjetër, veçse shohin xhepin e tyre.

“Dua të jemi të gjithë bashkë në këtë sforco me qartësinë që sic kemi bërë me policët, mësuesit e infermierët duke hequr dorë nga ndërhyrjet politike për puënsimin e tyre duhet të bëjmë me gjithë administratën në territor. Kjo është domosdoshmëri dhe e panegociueshme.

Një rrugë e re mundësish të barabarta e konkurrence në bazë të merites duhet të hapet për ata që kanë dëshirë të kontribuojnë në administratën e këtij shteti.

Sipas aftësisë e meritës e jo sipas lidhjeve me deputetë e ministra.

Kjo duhet të jetë vetëdije dhe qasja e mandatit tonë të tretë.

Dua shumë që gjithë ju me mua të pedalojmë në të njëjtin drejtim pa u lodhur e pa humbur durimin që askush këtu mos pengojë me vetëdije ose pa vetëdije, por vetëm të kontribuojë me vullnet të mirë që administrata të çlirohet përfundimisht nga kthetrat e interesave politike dhe që fytyra jonë mos njolloset në vazhdimësi për shkak të atyre që përfitojnë nga këto interesa politike e pastaj s’bëjnë asgjë tjetër përveçse shikojnë xhepin e tyre”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...