27.5 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Kryeministri Rama para deputetëve të PS/ “Ta kthejmë fitoren tonë në fitore për Shqipërinë”

Kryeministri Edi Rama, në një fjalim të mbajtur përpara deputetëve të PS-së, deklaroi se PS duhet që të kthejë fitoren e saj në fitore për Shqipërinë. Rama theksoi se PS ka humbur katër mandate, për shkak të fletëve të shumta që dolën të pavlefshme.

“Ta kthejmë fitoren tonë në fitore për Shqipërinë. Humbëm katër mandate, për shkak të fletëve të pavlefshme të votimit. Gati për fitore edhe më 2025

Kemi detyrimin dhe përgjegjësinë që fitoren ta kthejmë në punë, në arritje historikë të Shqipërisë, në dekadën që kemi hyrë. Pavarësisht se jo të gjithë keni dalë fitues personalisht, PS fitoi qartësisht zgjedhjet. Të gjithë duhet të ndihemi sii fitues dhe të jeni gati që të punoni në qeveri, që fitorja e jona të kthehet në fitore për Shqipërinë. Të gjithë kemi dhënë kontribut në këtë fitore. Gara e brendshme ka sjellë të mirat e saj, por edhe dëme anësore, që duhen analizuar me kujdes. Humbëm katër mandate, për shkak të fletëve të pavlefshme të votimit. Mandati ynë i dytë ishte më i jashtëzakonshmi në historinë e Shqipërisë. Duhet të jemi gati për të përgatitur fitoren edhe mandatin tjetër. Duhet të reformojmë më tej strukturat e PS, qeverisjen dhe Shqipërinë”, tha Rama.

Edi Rama nënvizoi se PS vazhdon që ta mbajë të shtrirë dorën për bashkëpunim me opozitën.

“Duhet të nisim një fushatë të re hapjeje për PS-në. Kush nuk ka bërë sa duhet në terren, duhet t’ja lërë vendin dikujt tjetër. Do ngrihen komisionet rajonale të organizimit, me anëtarësime të reja. Më 12 qershor, PS mbush 12 vjeç dhe do kremtojmë këtë përvjetor shumë të rëndësishëm, ku do të paraqesim vizionin e vititi 2030. Qeveria e re do të formohet pas muajve të verës. Kongresi i Jashtëzakonshëm do të zgjedhë Asamblenë Kombëtare, ku do të hyjnë më të dalluarit.

Mandati i tretë nuk duhet t’i ngjajë mandateve më parë në raport me PD. Ne do të udhëheqim, pa humbur kohë dhe energji me akuzat banale përditë. Kemi plan ambicioz për Shqipërinë. Ne kemi marrë mandat për të çuar deri në fund punët e mira që kemi nisur. Do të jemi gatii që të bashkëqeverisim me demokratët, kurdoqoftë të jetë e mundur. Do mbajmë dorën shtrirë për bashkëpunim me opozitën. Duam të ngjisim Shqipërinë, bashkë me të tjerët. Sharjeve të tyre do u përgjigjemi me idetë tona, për të dërguar punët përpara”, u shpreh Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...