32.6 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Tronditëse: Versionet kundërthënëse për vrasjen e Ilirjan Minaj në Itali

Gruaja dhe vajza e shqiptarit Ilirjan Minaj kanë dhënë një tjetër version për vrasjen e 61-vjeçarit, duke hedhur dritë mbi ngjarjen dhe rënduar më tej pozicionin e vrasësit italian.

41-vjeçari Riccardo Stefani pretendon se e vrau shqiptarin në vetëmbrojtje, pasi ishte 61-vjeçari ai që e sulmoi i pari. Në këtë moment, italiani thotë se u fut në shtëpi për t’u mbrojtur. Teksa Minaj, sipas versionit të vrasësit, godiste me forcë derën, aq sa e çau në mes, ai mori thikën. Nuk e hapi derën, por e goditi përtej saj.

Por i gjithë ky version hidhet poshtë nga vajza dhe bashkëshortja e viktimës.

“Nëna e Stefanit kishte mbyllur derën e shtëpisë duke e lënë jashtë të birin. Dera nuk u thye nga im atë, por nga Stefani që hyri me forcë për të marrë thikën”, deklaroi e bija e viktimës, G.Minaj.

Shkak për ngjarjen, sipas Stefanit, u ishin bërë shakatë e mëparshme që kishin pasur mes njëri-tjetrin. Por edhe ky pretendim mohohet nga familja e shqiptarit.

“Nuk ka pasur asnjëherë shaka. Dhe atë natë, nga ana e Stefanit nuk pati asnjë lloj vetëmbrojtjeje të ligjshme”,
shtojnë ato.

Ilirjan Minaj u vra nga italiani mbrëmjen e së premtes në Bibbiano të Reggio Emilia. Ngjarja e rëndë ndodhi në pallatin ku jetonte autori dhe mbesa e Minajt. 61-vjeçari i cili jetonte prej 20 vitesh në Itali, kishte shkuar pikërisht për të takuar mbesën e tij, kur nëpër shkallë u rastis me Stefanin.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten ende për t’u sqaruar, mbi të gjitha për shkak të dy versioneve që japin tashmë palët.

Ndërkohë, pritet po ashtu që të bëhen publike edhe rezultatet e autopsisë mbi trupin e shqiptarit.

Riccardo Stefani ishte konsumues i drogës e alkoolit dhe kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor. Ai po ashtu ishte denoncuar më shumë se njëherë për dhunë nga e ëma.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...